Connect with us

Lajme nga vendi

KV SHKËNDIJA VIJON PËRGATITJET INTENSIVE PËR SEZONIN E RI

Published

on

Klubi i volejbollit Shkëndija  ka filluar përgatitjet  intensive  për  kampionatin e ri në Ligë parë të volejbollit për meshkuj  që  fillon më 25 tetor. Ditëve  në  vijim  priten edhe prurje të reja.

 Në pritje të kampionatit  të ri  2025/2026 në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë  e meshkujve, klubi i  volejbollit  Shkëndija  nga  fillimi i shtatorit  ka  filluar  përgatitjet për  sezonin e ri  që  do të  fillon  më 25 tetor.  Shkëndija fazën e parë e ka  zhvilluar  në terren të hapur ndërsa  nga  15  shtatori  është  duke  punuar edhe  në  sallë. Këtë për televizionin koha e  deklaroi  trajneri Durim Luma

‘’Gjithsesi   se prej  1 shator  2025 filluam me  përgatitje . Në dy javët e para  përgatitje fizike, ndërsa  prej  dje  startuam edhe me stërvitjet  në sall me  ushtrime  tekniko taktike. Stërvitjet kanë rrjedhur mirë. Besoj se  lojtarët e kanë përballuar me lehtësi dhe vazhdojmë të përgatitemi për kampionatin e ardhshëm  i  cili sipas të gjitha  gjasave do të startoj me  25 tetor, ndërsa ne  do të mundohemi të jemi  sa më të përgatitur për këtë kampionat’’ deklaroi trajneri Durim Luma

Ekipi i Shkëndijës  gjatë fazave përgatitore  padyshim se do të sjell edhe  përforcime, ndërsa formën e lojtarëve do ta ndjek përmes ndeshjeve  kontrolluese me  ekipe në afërsi të Tetovës  dhe nga Kosova

‘’Po  pas  largimit të Habil Ajetit , kapitenit tonë i  cili i dha fund  karrierës së tij aktive  dhe  ne  sigurisht se jemi  pak sa më të dobësuar këtë vit. Jemi në biseda me  disa  lojtarë, po besoj  se gjatë javës së ardhshme  do ti konkretizojmë të gjitha  bisedat dhe besoj  se  do arrijmë edhe marrëveshje për  përforcim të ekipit” deklaroi trajneri Luma

Advertisement

 Skuadra kuqezi krahas garave në kampionatin vendor merr pjesë edhe në garat që zhvillohen me kategoritë  e veteranëve

‘’Sa i përket ekipit të veteranëve ne kemi startuar me përgatitjet  për  turnirin e ardhshëm që  do të mbahet më  21 shtator  këtu në Tetovë. Organizator është  ekipi i  veteranëve të Tetovës. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën e shkollës ‘’Goce Dellçev’’. Në  përball  këtë javë në këtë turne  do ta kemi  ekipin e Skopje Veterani. Besoj se  po  që se arrijmë të  fitojmë edhe këtë ndeshje unë jam optimist  se  këtë punë do ta arrijmë dhe të përfundojmë në finalen e play off-it. Besoj se këtë rezultat  neve  mund të arrijmë’’ tha trajneri  Luma

Liga e parë e volejbollit në kategorinë e meshkujve  në sezonin e ri  2025/2026 që  fillon më 25 tetor do të garojnë  këto ekipe: Shkëndija, Universiteti i Tetovës, Liria,  Rabotniçki, KV Skopje , Strumica, Vesna Probishtipi, UGD Shtipi, Makedonia Xhio Susheva, dhe Janta Volej.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat