Lajme nga vendi
Gjithsej 11 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë në pritje të evakuimit nga Tel Avivi
Pas ri-mbylljes së sotme të hapësirës ajrore izraelite dhe Aeroportit “Ben Gurion” në Tel Aviv, të gjitha fluturimet për në dhe nga Izraeli u anuluan. Fluturimet pritet të rifillojnë gjatë ditës, varësisht nga situata e sigurisë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
“Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, gjithsej 11 shtetas të vendit aktualisht presin evakuim me fluturim nga Tel Avivi. Kjo mund të realizohet në ditët në vijim, varësisht nga zhvillimi i situatës së sigurisë. Si alternativë, ekziston mundësia e evakuimit me det, me anije nga Ashdodi në Limasol (Qipro), për të cilin Ambasada është në komunikim të rregullt me shtetasit tanë dhe autoritetet kompetente izraelite. Ju kujtojmë se, përveç evakuimit të grupit të parë të shtetasve të realizuar me aeroplan qeveritar më 17 qershor, që nga 22 qershori, numri i përgjithshëm i shtetasve të vendit tonë të interesuar për evakuim nga Izraeli është 27. Megjithatë, jo të gjithë janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë”, thonë nga MPJ e RMV-së.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të qytetarëve e vendit, deri në evakuimin e tyre të sigurt.
Qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm SOS:
+389 75 273 732 / +389 75 268 736
ose në telefonat e detyrës së Ambasadës në Tel Aviv:
+972 54 500 8566 / +972 54 967 054
“Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme ku situata e sigurisë është serioze”, thonë nga MPJ.
Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
Lajme nga vendi
Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.
Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
Lajme nga vendi
Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.
Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.
“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.
Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

