Connect with us

Lajme nga bota

Operacion antidrogë në Begjikë, 15 të arrestuar, mes tyre 10 shqiptarë

Published

on

BELGJIKË- Autoritetet belge kanë çmontuar një një organizate kriminale shqiptare. Mësohet se policia në lidhje me ketë operacion ka zhvilluar 18 kontrolle të cilat rezultuan me 15 arrestime mes tyre 10 shqiptarë. Organizata përdorte ndërmjetës për të rregulluar automjetet dhe numrat e telefonave celularë.

Ekipet e policisë kontrolluan ndërtesat në Kortrijk, Menen, Harelbeke, Waregem, Wervik, Mouscron, Asse, Machelen, Antwerp, Ronse, Ledeberg, Verviers, Engis dhe Bruksel. Më shumë se 120 oficerë punuan së bashku dhe tre skuadra qensh nuhatës përforcuan operacionin.

Rojet, shpesh pa dokumente ruanin plantacionet, ndërsa dokumentet e falsifikuara siguronin kamuflazh shtesë. Në total, u gjetën më shumë se 3.200 bimë dhe prerje marijuane. Dy lokacione në Menen dhe Kortrijk dukeshin se ishin në ndërtim e sipër. Ekspertët mjeko-ligjorë analizuan të gjitha gjurmët, ku u analizuan 4.8 kilogramë mrijuanë, tre makina, armë të ndaluara dhe para të gatshme. Llogaritë bankare dhe kriptovaluta u ngrinë.

14 burra dhe një grua (të moshës 27-53 vjeç) përfunduan në burg. Midis tyre ishin dhjetë shqiptarë, tre belgë, një kongolez dhe një rumun. 11 të dyshuar u paraqitën para gjyqtarit hetues në Bruges. Ata u arrestuan për trafik droge në kontekst kriminal. Një burrë italian i kërkuar është në pritje të ekstradimit. Tre të dyshuar u liruan me kusht.https://noa.al/

Lajme nga bota

Dyshohet se spiunonte për Izraelin, Irani ekzekuton shkencëtarin bërthamor

Published

on

Irani ka ekzekutuar një shkencëtar bërthamor që dyshohej se po punonte për Izraelin si spiun.

Roozbeh Vadi u dënua me vdekje për shkak se kishte dhënë informacion mbi një shkencëtar tjetër, i cili u vra gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran në qershor, njofton faqja gjyqësore Mizan.

Sipas burimeve, ekzekutimi i Vadi-t u bë me varje. Ai ishte ekspert bërthamor në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit dhe që nga arrestimi në shkurt 2024, mbahej në burgun Evin në Teheran, raporton The Telegraph.

Mizan njofton se Vadi kishte dërguar informacione sekrete dhe dyshohet se është takuar me agjentë të Mossad-it në Vjenë në pesë raste.(Balkanweb)

Continue Reading

Lajme nga bota

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Published

on

Rregullatori italian AGCM ka gjobitur gjigantin kinez të modës së shpejtë, Shein, me një milion euro për përdorimin e pretendimeve mashtruese në lidhje me qëndrueshmërinë dhe ndikimin mjedisor të produkteve të tij, njoftoi sot agjencia italiane e konkurrencës AGCM.

Hetimi, i nisur në shtator 2024, zbuloi se mesazhet mjedisore në faqet e kompanive si #SHEINTHEKNOË, “evoluSHEIN” dhe “Përgjegjësia Sociale” ishin shpesh shumë të përgjithshme, të ekzagjeruara dhe në disa raste mashtruese, raporton ANSA.

Shein operon në të ashtuquajturin sektor të “modës super të shpejtë”, i cili është një ndotës i madh i mjedisit, kështu që ai është i detyruar t’u kushtojë vëmendje të veçantë konsumatorëve, shton rregullatori italian.

Kompania kineze njoftoi më parë gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me autoritetet italiane, por pas shpalljes së vendimit, për momentin nuk ka asnjë koment zyrtar, raporton Reuters.

Continue Reading

Lajme nga bota

BE forcon kontrollet mbi produktet e lira nga platformat online si Temu dhe Shein

Published

on

Bashkimi Evropian do të rrisë kontrollet doganore për mallrat e dorëzuara drejtpërdrejt te konsumatorët në BE nga platformat e e-commerce si Temu dhe Shein pasi kërkon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe sigurinë e produkteve, sipas një drafti të një deklarate zyrtare të parë nga Reuters sot.

Direktiva e Komisionit Evropian, që pritet të publikohet të mërkurën, do të prekë të gjithë shitësit e tregtisë elektronike jashtë BE-së.

Agjencia thekson se një dispozitë e tillë është veçanërisht e rëndësishme për rritjen e shpejtë të tregtisë online Temu, e cila është në pronësi të gjigantit kinez të tregtisë elektronike PDD Holdings.

E njëjta gjë vlen edhe për kompaninë ultra të shpejtë të modës Shein, e cila u themelua në Kinë, por tani e ka selinë në Singapor.

Këta tregtarë i kanë tejkaluar konkurrentët vendas duke ofruar çmime jashtëzakonisht të ulëta për produktet e prodhuara në Kinë, shton Reuters.

Advertisement

Ata kanë përfituar gjithashtu nga një ligj i Bashkimit Evropian që u jep paketave me vlerë më pak se 150 euro status pa doganë, gjë që kritikët thonë se u jep atyre një avantazh të padrejtë.

Veshjet, për shembull, zakonisht i nënshtrohen një takse importi prej 12 për qind për hyrjen në BE.

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se gjatë një operacioni doganor në të gjithë Bashkimin Evropian, përparësi do t’i jepet kontrollit të produkteve të blera në internet që paraqesin “rreziqe serioze të sigurisë dhe mbartin rrezikun e mosrespektimit të ligjit”.

Lista e saktë e produkteve do të përcaktohet në marrëveshje me shtetet anëtare.

Sipas të dhënave të KE-së, 91 për qind e të gjitha dërgesave tregtare, të vlerësuara nën 150 euro, mbërritën nga Kina vitin e kaluar. Në BE, ka pasur gjithsej 4.6 miliardë dërgesa të tilla vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2023.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat