Lajme nga vendi
NË TETOVË ZYRTARISHT NISI KAMPIONATI BALLKANIK I VOLEJBOLLIT NË RËRË
Me katër ndeshje para që u zhvilluan në para ditën e sotme zyrtarisht filloi Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë që mbahet në sheshin ‘Ilirija ‘ në Tetovë
Me ndeshjen mes reprezentacionit të Turqisë dhe atij të Shqipërisë, sot në sheshin “Ilirija” në Tetovë filloi Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë, për kategoritë nën 22 vjeç, ku marrin pjesë ekipe nga gjashtë vende të rajonit si Shqipëria, Kosova, Rumunia, Moldavia, Turqia dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut. Shqipëria në këtë kampionat prezantohet me ekip të re si në kategorinë e djemve ashtu edhe në at të vajzave që pritet të jenë e ardhmja e ardhmja e vendit. Këtë për televizionin Koha e deklaroi trajneri i reprezentacionit Emiljan Xhebrahimi pas ndeshjes ku pësuan disfatë kundër Turqisë
‘ Humbëm kundër një ekipi që është shumë më lartë se neve normalisht janë , Neve i kemi të dy grupmoshat shumë të ri po mendojmë për perspektivën , për të vazhduar më tej. E kemi nisur me këto që përherë të parë e përfaqësojnë Shqipërinë deh janë të gjithë nën 20 vjeç. Këtu janë të katërt përveç njërit që është pak më i madh, tre të tjerët janë nën 20 vjeç.. Duam të nisim një projekt me këtë grupmoshë , në Shqipëri kemi edhe dy grupmosha tjera që do mundohemi të vazhdojmë këtë punë, prandaj edhe rezultati ishte i atill ‘ deklaroi trajneri Emiljan Xhebrahimi
Sa i përket pritjes dhe përkrahjes nga tetovarët trajneri Xhebrahimi tha se kjo është kënaqësia më e madhe
‘Normalisht kjo ishte kënaqësia më e madhe, vijmë këtu si shqiptarë që të mblidhemi të gjithë së bashku këtu dhe të përfaqësojmë denjësisht duke parë që neve siç thash edhe më parë e kemi grupmoshën shumë të vogël në krahasim me ekipet e tjera ‘tha Xhebrahimi
Volejbollistja shqiptare Sonja Sulejmani tha se është e mahnitur nga mikpritja këtu në qytetin e Tetovës, ndërsa sa i përket garave tha se do të mundohen të paraqiten denjësisht .
‘ Jemi pritur shumë mirë sidomos se gjuha flitet shqip edhe këtu. Jemi ndjerë tamam si në shpinë tonë. Neve nuk kemi ardhur me një qëllim të caktuar, për të dal në vend të caktuar por sigurisht presim të përfaqësohemi denjësisht si çupat si çunat dhe pse jo të fitojmë ndeshjet‘ deklaro Sonja Sulejmani
Në ndeshjet e sotme të zhvilluara para dite u shënuan këto rezultate: Turqia – Shqipëria 2-0, Moldavia 2 – Rumunia 0-2, Moldavia 1- Maqedonia e Veriut 2-0 dhe Turqia 2 – Kosova 2-0
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

