Connect with us

Lajme nga vendi

“Temperatura deri 41 gradë”, njihuni me parashikimin e detajuar të motit për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshme të motit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri në 41 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius.

Të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperaturat ditore do të jenë mbi 30 gradë, në disa vende të caktuara pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

Vlera e indeksit UV do të jetë 9.

Advertisement

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhisë me erëra të fuqishme dhe kushte për breshër. Gjatë ditëve të fundjavës do të fryjë erë e mesme deri e fuqishme veriore, ndërsa temperaturat ditore do të ulen me 5-7 gradë në krahasim me të nesërmet.

Lajme nga vendi

U mundësuan personave që janë jashtë vendit të marrin ndihmë sociale, kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Qendrën për punësim në Strumicë

Published

on

Është ngritur kallëzim penal kundër shtatë punonjësve të Qendrës së Punësimit – Strumicë. Disa persona të cilët kanë jetuar jashtë vendit, kanë marrë ndihmë shtetërore.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.K. (62), Z.D. (56), E.D. (42), Z.K. (67), Z.J. (56), J.T. (45) dhe R.A. (55), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pakujdesshme në shërbim”.

Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, punonjësit e regjistruar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë – Qendra e Punësimit Strumicë, kanë paraqitur shtetas të Maqedonisë si kërkues aktivë të punës që ndodheshin jashtë vendit në sistemin e Agjencisë, dhe në këtë mënyrë kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Punësim dhe Sigurim Papunësie.

“Personat që ndodheshin jashtë vendit kanë përdorur edhe ndihmë minimale të garantuar, e cila duhej të ishte hequr, dhe në këtë mënyrë i kanë shkaktuar dëm shtetit në shumë totale prej 333.968 denarë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shporta minimale 63,908 denarë, Durmishi: Nuk është reale, do të bëjmë shportë të re për shpenzimet e një familje me 4 anëtarë

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në seancën e parë të Komisionit socialo-ekonomik do të diskutohet për metodologjinë e re të përllogaritjes së shportës minimale të konsumit. Durmishi thotë se shporta minimale sindikale, që për muajin maj ishte 63,908 denarë, nuk është reale.

“Ajo nuk është reale, për këtë do të bëjmë një shportë të shpenzimeve që do të jetë siç duhet, e qasshme dhe me të dhëna reale dhe realisht do të informohen qytetarët sesa do të jetë shporta e shpenzimeve për një muaj, për këtë po e bëjmë këtë shportë të shpenzimit, ku do të njoftoheni edhe ju, me të dhëna reale për një familje me 4 anëtarë. Sa i duhet një familjeje të shpenzojë për një muaj, në pjesën e ushqimit, në pjesën e pijes, në pjesën e veshjes etj”, theksoi Durmishi.

Ministri thotë se nuk kanë asgjë kundër përllogaritjes që e bëjnë sindikatat, por që sipas tij, e shporta minimale e tyre, nuk është reale.

“Atë që e publikojnë sindikatat, e dimë që e publikojnë, ok, nuk kemi asgjë kundër, por nuk është reale, për shkak se numrat nuk janë të saktë. Do të thotë në pjesën e ushqimit dhe pijeve, shumë herë e kemi thënë se kanë futur produkte që në atë periudhë kohore nuk harxhohen, ose produkte që nuk bëjnë pjesë në shportën minimale, por në tjetër. Kanë vendosur produkte që në muajin janar askush nuk i përdor. Kështu që, do të kemi shportë të shpenzimeve reale”, tha Durmishi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ambasada e SHBA-së në RMV: Përsëri do të fillojë lëshimi i vizave studentore

Published

on

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka njoftuar se procesi i aplikimit për vizë studentore do të rifillojë së shpejti. Sipas rregullave të reja, aplikantët do t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë të së kaluarës dhe do të jenë të detyruar t’i bëjnë profilet e tyre në mediat sociale të disponueshme publikisht.

“Departamenti i Shtetit është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur vendin dhe qytetarët tanë duke iu përmbajtur standardeve kombëtare dhe të sigurisë publike përmes procesit të lëshimit të vizave. Një vizë amerikane është një privilegj, jo një e drejtë. Në procesin e verifikimit, ne përdorim të gjithë informacionin e disponueshëm për të identifikuar individët që janë të papranueshëm në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ata që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare”, tha Ambasada e SHBA-së në një deklaratë.

Në kuadër të këtyre masave, do të kontrollohen aktivitetet online të çdo stundenti dhe pjesëmarrësve në programin e shkëmbimit, ndërsa kandidatët do të duhet të rregullojnë cilësimet e privatësisë në profilet e tyre sociale që ato të jenë të disponueshme për shqyrtim.

“Çdo vendim për vizë është në thelb një vendim sigurie. Shtetet e Bashkuara duhet ta trajtojnë me kujdes procesin e lëshimit të vizave për t’u siguruar që aplikantët nuk kanë qëllime që mund të dëmtojnë amerikanët ose interesat tona kombëtare”, shtojnë nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Më të lexuarat