Lajme nga vendi
Fetai ia kthen Taravarit: Nuk je as i pari, as i dyti, as i treti, madje as i katërti!

Zv/kryeministri Arben Fetai i është përgjigjur deklaratave të Arben Taravarit, i cili, sfidoi Fetain dhe ministrin Azir Aliu të dalin në zgjedhje dhe nëse marrin më shumë se 1000 vota shqiptare, do të tërhiqet nga politika.
“Taravari nuk është i pari. Besa, nuk është as i dyti, as i treti, madje as i katërti.
Adash, ke mbetur vetëm!
Edhe në BDI ke sjellë kaos. S’dinë ç’të bëjnë me ty. Një ditë të duan, të nesërmen s’të duan, të pasnesërmen të përdorin për kumtesa që s’guxojnë t’i shkruajnë vetë.
Por kjo s’është më çështja. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar qartë se çfarë përfaqëson ti për politikën shqiptare.
Çështja e vërtetë është tjetër: për 22 vjet, BDI kultivoi një kulturë përçarjeje, shpifjesh dhe pazarllëqesh. Ti jo vetëm që s’e kundërshtove, por e përqafove me gjithë zemër. Dhe për këtë, s’të dhembi as ideali, as aktivistët, as shpresat që dikur t’i besuam.
Adash, s’është as sfidë as forcë të mbledhësh 100 veta për një shfaqje komike me matematikanë të kthyer në palaço. Sfida e vërtetë është të mos e tradhtosh aktivistin e sinqertë të 107 mijë votave, të ruash konsistencën dhe fytyrën.
Tërhiqu sa nuk je turpëruar pakthyeshëm!”, ka shkruar Fetai.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve