Lajme nga vendi
NË TETOVË PËRFUNDOI KAMPIONATI BALLKANIK I VOLEJBOLLIT NË RËRË

Me shpalljen e ekipeve kampione në kategorinë e djemve dhe vajzave nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Rumunia, Moldavia dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut që u mbajt në sheshin “Iliria” në Tetovë përfundoi kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë për moshat nën 22 vjeç. Titulli kampion ballkanik në kategorinë e vajzave i takoi reprezentacionit të Rumanisë pasi në finalen mundën ekipin Turqia 1, ndërsa në kategorinë e djemve kampion i Ballkanit u shpall ekipi 1 i Turqisë 1 që mundi ekipin e Turqisë 2 me rezultatin 2-0 në sete., Kupat dhe medaljet ekipeve fitues ua ndan kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe Petar Jovanovski kryetari i Fefderatësë së Volejbollit të Maqedonisë . Pas përfundimit të këtij eventi kryetari Kasami falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin perfekt të këtij spektakli të madh sportiv që përherë të parë mbahet në Tetovë.
Në fund të manifestimi kryetari Bilall Kasami ndau mirënjohje pwr Agron Hajredinit pë medaljen e fituar në Olimpiadë pë sportist me nevoja të veçanta.
Në ndeshjet për vendin e tretë dhe medaljet e bronztë, në kategorinë e meshkujve ekipi Moldavia 2 mundi ekipin Moldavia 1 me rezultatin 2-1 në sete, ndërsa në kategorinë e vajzave Moldavia mundi Turqinë 2 me rezultatin 2-0 në sete. Ndryshe Kampionati ballkanik i volejbollit në rërë për moshat nën 22 vjeç ishte kjo hera e pestë që organizohet nga Federata e Volejbollit të Maqedonisë dhe atë 3 herë qytetin e Shtipit një here në Strumicë dhe tani në Tetovë./TV KOHA/

default
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve