Lajme nga vendi
Mendi Qyra shpall kandidaturë për Komunën e Strugës: Ftoj partitë politike të më mbështesin
Afaristi Mendi Qyra do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon mbështetjen e qytetarëve dhe partive politike.
Qyra thotë se vendimi i tij për të kandiduar për kryetar të Komunës së Strugës nuk është garë për pushtet, por vullnet për ndryshim.
“Nuk është hap që e kam marrë kokë më vete, por më është kërkuar çdo ditë. thirrje nga të rinjtë që duan të jetojnë në vendlindje dhe qytetarët që duan menaxhim me përgjegjësi. Nuk vij si shpëtimtar, pasi Struga nuk ka nevojë për hero, por për punë të ndershme, për guxim që të ndryshojmë atë që nuk funksionon. Vij me vizion të qartë për zhvillimin. Kandidatura nuk është garë për pushtet, por thirrje për bashkim për ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën”, tha Qyra
Ai tha se programi i tij do të bazohet në transparencë dhe drejtësi për të gjithë, zhvillim dhe investim në infrastrukturë, si dhe përfaqësim të ndershëm dhe dialog të hapur me çdo qytetar.
“Ju bëjë thirrje qytetarëve, afaristëve, organizatave joqeveritare, çdo individi, si dhe partive politike që të më mbështesin në kandidaturën tim”, tha mes tjerash Qyra.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

