Lajme nga vendi
VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes

Zëdhënësi i VLEN Driton Sulejmani, në konferencë për shtyp foli sërish për çështjen e regjistrimit, i cili është akualizuar sërish ditëve të fundit, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Entit Shtetëtor për Statistika, që popullsia të ndahet si rezidente dhe jorezidente.
Sulejmani tha se për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI me politikat e saja destruktive nuk solli zhvillim, por boshatisje.
“Jo vetëm që i shtyu qindra mijëra shqiptarë drejt mërgimit, por me regjistrimin e popullsisë në vitin 2021, i fshiu edhe ata që mbetën. Regjistrimi u kthye në mjet për të minuar realitetin e shqiptarëve në vend, ndërsa drejtuesit e BDI-së zgjodhën të heshtin, si gjithmonë, përballë një krimi të ri politik. Por heshtja nuk mjafton për të ikur nga përgjegjësia. Populli shqiptar pret përgjigje: pse u pranua që mërgata shqiptare të trajtohet si “jorezidente”, kur ajo mban gjallë ekonominë dhe mbështet familjet me sakrificë të përditshme?”.
“Ashtu siç premtuam, koalicioni VLEN çdo ditë do ta zbardhë të vërtetën e dhimbshme të një procesi që duhej të ishte pasqyrë e realitetit, ndërsa u shndërrua në një mashtrim dhe tradhti poshtëruese e BDI-së ndaj shqiptarëve. Shembujt e radhës së manipulimit janë të qarta dhe të dokumentuara, e sidomos në rrethin e Strugës: Në fshatin Ladorisht, janë regjistruar vetëm 1.344 banorë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 qytetarë, apo mbi 1.000 më shumë. Në Veleshtë, janë regjistruar 2.196 banorë, por votuan 2.377, apo rreth 200 më shumë. Në Livadhi, sërish rezulton më shumë votues sesa banorë të regjistruar”.
“A me këso veprime synuat zbehjen e prezencës shqiptare në vend? Tani shtrohen pyetjet tjera që BDI nuk guxon t’i shmanget assesi: Pse u nënshkrua një metodologji që ul numrin e shqiptarëve në vend? Pse nuk u mbrojt kontributi i diasporës në jetën e këtij shteti? Pse pranuat të ndahen shqiptarët jashtë vendit nga pjesa tjetër e kombit?”, tha ai.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve