Lajme nga vendi
Mbi 600 persona vazhdojnë të mbeten fantomë, Limani: Kjo çështje është hapur në Qeveri, po kërkohet zgjidhje
Numri i personave fantomë në shtet vazhdon të mbetet alarmant. Autoritet pavarësisht rekomandimeve të institucioneve, vazhdojnë të mbajnë pezull qytetarët pa status juridik me shtetin. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani tha se po punohet për identifikimin dhe pajisjen e tyre me dokumente, por që sipas tij, kjo nuk është çështje që tangon vetëm një ministri.
“Çështja e nënshtetësisë nuk ka të bëjë vetëm me ministrinë tonë, është një nga problematikat e cila zen të gjitha ministritë tjera. Jemi në kontakt edhe me kryeministrin edhe me ministritë e tjera për të gjetur zgjidhje sa më të shpejtë këtë problematikë e cila nuk është më e viteve të fundit por është shekullore”, u shpreh Fatmir Limani, Ministër për Politikë Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Avokati i Popullit para disa muajsh përmes një regjistri nxori në pah këtë problematikë. Sipas tij, përskaj ndryshimeve ligjore me të cilat u thjeshtësuan dhe përshpejtuan procedurat për regjistrimin në librat amë dhe pajisja me certifikata, në Maqedoninë e Veriut vazhdojmë të kemi mbi 600 persona fantomë. Ai pati thënë se një numër i madh i këtyre personave janë viktimë e mënyrës së funksionimit të Institucioneve. Për shkak të mos evidentimit, në vitin 2023, një person nga Shkupi, mbeti për gati 10 ditë në morg dhe familja nuk kishte mundësi të kryente ceremoninë mortore. Kuvendi ka miratuar ndryshimet ligjore si pako edhe atë në: Ligjin për letërnjoftimet, Ligjin për evidencën amë dhe Ligjin për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Pavarësisht miratimit të tyre, kjo çështje mbetet e pazgjidhur. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

