Lajme nga vendi
“Ngjyra e emocione në vargje poetike, poet evropian dhe shqiptar”
Orë letrare e realizuar nga Departamentiit ë Rinjëve i Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum në Tetovë të titulluar “Ngjyra e emocione në vargje poetike, poet evropian dhe shqiptar”. Një udhëtim I thellë në botën e brendshme të çdo individi, ku emocionet marrin formë dhe ngjyrë. Aktiviteti kulturor u mbajt në hapësirat e Qendrës ballkanike “Loja” në Tetovë duke ofruar një platform frymëzuese për të rinjtë krijues.
Sadije Aliti, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, në fjalën përshëndetëse theksoi se ky është një aktivitet letrar që është hartuar dhe organizuar nga departamenti i krijuesve të rinj, janë përzgjedhur poet evropian dhe shqiptar që kanë lënë gjurmë e vlera në krijimtarinë poetike pa mos shënuar një epokë të caktuar se kur kanë jetuar e krijuar, me të vetmen ide që të afrohen brezat krujes si urë lidhëse e së nesërmes.
Qëllimi i këtij manifestimi është të krijojë një bashkëpunim ndërlidhës mes traditës poetike evropiane dhe shqiptare, duke sjellë për mes zërit të të rinjve një mozaik emocionesh, reflektimesh dhe frymëzimi, të nxisë kreativitetin dhe shprehjen artistike të të rinjve. Poezitë e përzgjedhura nga autor evropian dhe shqiptar u deklamuan nga krijuesit e rinj, ndërsa pjesa e dytë e aktivitetit nxorri në skenë krijuesit tetovar me vargjet e tyre, ata krijues që ishin të pranishëm në aktivitet. Ky aktivitet letrar u koordinua nga krijueset e reja tetovare Merita Isaki dhe Azra Alija. Pika muzikore me flautë luajti Merita Emurllai, e cila edhe e moderoi këtë aktivitet dhe në kitarë Donjeta Rexha.
Të gjithë pjesëmarrësit shijuan krijimet më të bukura të përzgjedhura, zbuluan botën e brendshme, duke interpretuare mocionet e ndryshme për mes gjuhës së artit me një mundësitë shkëlqyer për të ndarë perspektivat unik edhe për të festuar diversitetin e shprehjes.
Nga sektori për informim: Sh Sh Oeneum, Tetovë
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

