Sport
BARAZIMI EPILOGU REAL I NDESHJES TNS –SHKËNDIJA 0-0
Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Tetovës barazoi ndaj TNS-së, duke luajtur pa gola 0-0 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkup pas një jave.
Shkëndija e Tetovës në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve barazoi në transfertë me ekipin TNS duke luajtur pa gola o-o. Gjatë 90 minutave lojë interesante dhe me raste nga të dyja palët me rrjetat mbetën të paprekura në Pavarësisht disa rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Jeton Beqiri u shprehë se rezultati i barabartë është i pranueshëm pas gjithë atyre arsteve që nuk i shfrytëzuan ekipet
‘’Mendoj se ishte një ndeshje në disa momente u dominua nga ne, kishim edhe më shumë raste se kundërshtari flasim gjithmonë për raste të pastërta. Me një situatë ku ne gabuam në mbrojtje që edhe portieri jonë na shpëtoi në një situatë të qindpërqindtë për kundërshtarin. Nëpër gjithësi duke marrë para sysh pengesat në të cilët hasëm si fusha sintetike, si mungesa e dy futbollistëve shumë të rëndësishëm d.m.th në fazën përgatitore në Slloveni siç ishte mungesa për shkak të dëmtimit e Besart Ibraimit po edhe Alhasanit për shkak të mungesës së vizës besoj se është një rezultat i pranueshëm . Ne do të jemi me këmbë në tokë dhe duhet të mundohemi që të menaxhojmë situatën dhe të dalim fitues në dy ndeshjet e përgjithshme’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Me barazimin në ndeshjen e parë ekipi që do të kualifikohet më tej do vendoset në ndeshjen kthyese ku trajneri Beqiri shpresoj se gjatë javës që ka në disponim Besart Ibraimi do të kthehet në formën maksimale dhe në Shkup do kemi përkrahjen e tifozëve që është një garanci për të dal fitues.
‘’Besoj se jemi favoritë në bazë të cilësisë që kemi në skuadër jemi favoritë, do kemi përparësi edhe për një javë punë, gjithsesi duke u futur akoma në ritëm futbollistët të cilët i përmenda për shkak se duhet ta potencoj se Besarti ishte i gatshëm vetëm për 45 minuta dhe ne në bashkëpunim në bisedë me stafin dhe me futbollistin vendosëm që të aktivizohet në pjesën e dytë . Dhe besoj që edhe një javë plus ai dhe disa futbollist tjerë të cilët nuk e kanë formën maksimale do përfitojnë nga kjo dhe besoj se ndeshjen kthyese në Shkup , duke dhënë maksimumin duke qenë gjithmonë me këmbë në tokë , duke menaxhuar situatat që do na paraqiten me ndihmën e publikut dhe gjithçka tjetër besoj dhe shpresoj se do të jemi ne skuadra e cila do të gëzohemi dhe do kualifikohemi më tutje’’ tha trajneri Beqiri
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota3 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

