Lajme nga vendi
Trafiku drejt pikës kufitare të Bllacës është ndërprerë plotësisht për shkak të zjarrit

Ministria për Punë të Brendshme njofton publikun se për shkak të ri-ndezjes së zjarrit pranë Bllacës, trafiku në rrugën kufitare Shkup-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimet, dhe është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës.
Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt pikës kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilën do ta informojmë publikun përkatësisht.
Lajme nga vendi
Një person humb jetën gjatë një përleshjeje në Kavadar

Një person, i lindur në vitin 1982, humbi jetën në një përleshje para një kazinoje në Kavadar. Ky informacion u konfirmua për MIA-n nga Antoan Parakeov, mjek i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë.
“Është e vërtetë, ka ndodhur një vrasje gjatë një përleshjeje këtë mëngjes rreth orës pesë para një kazinoje. Bëhet fjalë për lëndime fatale në kokë. Ekipi ynë mori një telefonatë dhe menjëherë shkoi në vendngjarje, por arriti në përfundimin se personi ishte i vdekur, pa shenja jete”, deklaroi për MIA Antoan Parakeov, mjek.
Lajme nga vendi
QMK: Zjarret në Jasen, Dolneni dhe Kozhuf janë vënë nën kontroll

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm, nuk ka zjarre aktive në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit.
Zjarret në komunat Makedonski Brod, Gjevgjeli dhe Dolneni janë vënë nën kontroll.
Një pyll i përzier është djegur në “Jasen”. Një pyll i përzier është djegur edhe në territorin e fshatrave Dolgaec dhe Strovija.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 28 deri në 35 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsiusë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve