Connect with us

Lajme nga vendi

Partitë në RMV morën më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat zgjedhore për vitin e kaluar

Published

on

Buxheti i shtetit, i cili financohet nga qytetarët edhe për zgjedhjet e vitit të kaluar, ishte burimi kryesor i financimit për partitë politike për fushatën zgjedhore, sipas raporteve të auditimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në vitin 2024.

Të ardhurat totale për fushatën zgjedhore të të gjithë shtatëmbëdhjetë pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024 arrijnë në 386.710 mijë denarë dhe përfshijnë të ardhurat e gjeneruara në llogaritë transaksionale “për fushatën zgjedhore” (140.978 mijë denarë), të ardhurat nga donacionet në natyrë (963 mijë denarë) dhe të ardhurat e siguruara nga buxheti i shtetit për reklama politike të paguara (PPA) (244.769 mijë denarë). Kjo tregon se 63.3 përqind e të ardhurave totale sigurohen nga Buxheti i Shtetit dhe paguhen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa 26,7 përqind janë fonde të siguruara nga burime të tjera të financimit.

Enti Shtetëror i Auditimit sot publikoi raportin mbi auditimin financiar të kryer së bashku me auditimin e përputhshmërisë së pasqyrave të përgjithshme financiare të llogarive të “fushatës zgjedhore” të të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, të përgatitura në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2024 dhe nenin 85 të Kodit Zgjedhor.

“Pjesën më të madhe në të ardhurat totale e ka Koalicioni “MAQEDONIA JUAJ” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM (37%), e ndjekur nga Koalicioni “Për një të Ardhme Evropiane” e udhëhequr nga LSDM (25%), Koalicioni “FRONTI EUROPIAN” i udhëhequr nga BDI (15%), Koalicioni VLEN e udhëhequr nga Alternativa (13%), E Majta (4%), Koalicioni “GUXIM PËR MAQEDONINË” e udhëhequr nga GROM (2%), ndërsa pjesa e pjesëmarrësve të tjerë është nën 1%”, thuhet në raportin e Auditimit.

Mjetet e paguara në 000 denarë për reklama të paguara politike për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore

Advertisement

KSHZ-ja për Marrëdhënie me Publikun e Radiotelevizioneve, Mediave të Shkruara dhe Portaleve të Internetit u pagoi gjithsej 244.769 mijë denarë ose 3.979,984 euro 16 pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat