Lajme nga vendi
Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme në Komunën e Çairit, qytetarët do t’ia jepnin mbështetjen koalicionit VLEN, që del fitues me një diferencë të theksueshme ndaj Frontit Evropian.
Sipas të dhënave nga anketa e realizuar nga Agjencioni UBO, në pyetjen “Kandidatin e cilit koalicion do ta kishit votuar për kryetar komune?”, 46.0% e të anketuarve janë shprehur në favor të koalicionit VLEN, ndërsa vetëm 34.9% kanë deklaruar se do të votonin për kandidatin e Frontit Evropian. Diferenca prej mbi 11 pikësh përqindjeje konfirmon një prirje të qartë të elektoratit për të rikonfirmuar vullnetin e tyre të zgjedhjeve të fundit parlamentare, përcjell Fol.mk.
Anketa është realizuar në periudhën 1-7 korrik 2025 dhe pasqyron opinionin e qytetarëve në prag të një vjeshte zgjedhore që pritet të jetë vendimtare për të ardhmen politike të komunës së Çairit.
Lajme nga vendi
Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi të thellë kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar nga Agjencioni UBO, tregojnë se kandidati i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se 42.1% e të anketuarve do të votonin për kandidatin e VLEN-it, ndërsa 36.5% do t’ia jepnin votën kandidatit të Frontit Evropian. Ky avantazh prej 5.6 pikësh përqindjeje konsiderohet domethënës për një komunë si Tearca, ku tradicionalisht garat elektorale kanë qenë të ngushta dhe me ndikim në balancat rajonale.
Anketa është zhvilluar në periudhën 1 deri më 7 korrik 2025 dhe pasqyron perceptimet aktuale të qytetarëve mbi ofertat politike që pritet të garojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës.
Avantazhi i VLEN-it në Tearcë shihet si vazhdim i një trendi më të gjerë të mbështetjes që ky koalicion ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe si shenjë e rritjes së besimit qytetar për një qeverisje të re lokale.
Lajme nga vendi
Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë.
“Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, tha Mickoski nga Ohri.
Mickoski përmendi dhe rastin e sulmit ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.
“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj. Institucionet duhet të veprojnë”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski.
Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.
Lajme nga vendi
Raporti i Parlamentit Evropian, Sela: Të bëjmë kompromise për BE-në

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Evropian, Ziadin Sela, komentoi raportin e miratuar nga Parlamenti Evropian për vendin. Ai tha se raporti është edhe një zgjatje e dorës për vendin i cili duhet të bëjë kompromiset e nevojshme për në BE.
“Unë bëj apel, pa hyrë në detajet e asaj se çfarë ndodhi në Parlamentin Evropian, bëj apel që faktori politik i gjithi në Maqedoni t’i thirr arsyes dhe të bëjë kompromiset e nevojshme që Maqedonia të bëhet sa më shpejt anëtare e Bashkimit Evropian, tani që është e qartë se vetë Bashkimi Evropian është shumë i interesuar që të gjithë, sidomos Shqipërinë dhe Maqedoninë, sa më shpejt t’i bëjë anëtare të barabarta në Bashkimin Evropian. Kuptohet që raporti për Maqedoninë e Veriut kishte edhe një dozë të dorës së zgjatur dhe ky është mesazhi kryesor të cilin ne duhet ta kemi parasysh dhe për të cilin duhet të punojmë”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve