Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Po rinovohet gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, nga i cili kanë dalë akademikë dhe shkencëtarë

Published

on

Të nderuar, bashkëngjitur po ju dërgojmë deklaratën e Kryeministrit Mickoski nga Tetova me rastin e fillimit të rinovimit të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Mirëdita edhe nga unë, dua të falënderoj kryetarin e komunës, ministren, deputetët e parlamentit, të gjithë ata që janë këtu me ne sot, në këtë akt vërtet të bukur dhe për të gjithë ne një emocion dhe kënaqësi të madhe sepse fillon rinovimi i një objekti nga i cili kanë dalë shumë akademikë, profesorë, shkencëtarë, kryetarë komunash.

Pra, jam i sigurt se në të ardhmen nga ky objekt do të dalin shumë njerëz që do t’i shtojnë vlerë jo vetëm Tetovës, por edhe Maqedonisë si vend.

Dua të shfrytëzoj gjithashtu këtë rast për të përmendur se në thirrjen e dytë të sapo përfunduar të shpallur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, komuna e Tetovës merr praktikisht financim për projekte me vlerë rreth 11.5 milionë euro. Nëse kësaj i shtojmë 3.7 milionë euro nga thirrja e parë, arrijmë në një shumë më të madhe se 15 milionë euro.

Këto nuk janë vetëm para, nuk janë vetëm asfalt dhe beton, do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, një jetë më cilësore për qytetarët, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në histori, jo vetëm në Tetovë, por në të gjithë vendin.

Advertisement

Vazhdojmë të realizojmë atë që premtuam, vazhdojmë të realizojmë atë që qytetarët presin nga ne si Qeveri. Koha kur vidhej ka mbaruar, tani është koha kur ndërtohet; në Tetovë dhe në të gjithë Maqedoninë.

Ky është ndryshimi midis kësaj Qeverie dhe këtij kryetari të komunës dhe asaj që ishte në të kaluarën dhe Qeverisë së mëparshme. Pra, edhe një herë, na qoftë dita e mbarë, nxënësit e shkollës së mesme ta përdorin me sukses dhe me nota të shkëlqyera, me notat më të larta, sigurisht.

Sa i përket donacionit, është një donacion nga një kompani me përgjegjësi shoqërore; e njëjta kompani, do ta përmend, dhuroi edhe një objekt në këtë shumë në komunën e Tearcës, gjegjësisht, rinovoi plotësisht sistemin e kanalizimit në komunën e Tearcës, i cili duhet të përfundojë me një impiant trajtimi. Mesa di edhe partia politike që tani është në opozitë, BDI, para kohe  u lëvdërohej se paska realizuar një projekt të tillë në komunën e Tearcës në rrjetet sociale.

Pra, fat të mbarë Tearcës dhe banorëve të saj, fat të mbarë Tetovës dhe banorëve të saj. Nëse do të ketë shumë më tepër projekte si ky, shumë më tepër kompani me përgjegjësi sociale si kjo, do të kemi një shoqëri më të mirë, do të kemi qytete më të mira, do të kemi komuna më të mira, do të kemi njerëz më të lumtur. Ky është qëllimi ynë si politikanë.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat