Lajme nga vendi
MSH: Në procedurë është hapja e disa konkurseve për punësim nëpër disa institucione shëndetësore në vend

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media njofton se për pak më shumë se një muaj janë realizuar apo janë në fazën përfundimtare mbi 950 vende pune në profile të ndryshme shëndetësore: mjekë, infermierë, laborantë, ndihmës mjekësorë, teknikë, psikologë, punonjës socialë, higjienistë dhe personel tjetër i domosdoshëm.
Sipas Ministrisë, procesi vazhdon edhe në ditët në vijim do të hapen procedura të reja për punësim në disa institucione shëndetësore publike në shtet.
“Zhvillimi profesional dhe forcimi i burimeve njerëzore përbëjnë pjesë kyçe të qasjes së re në sistemin shëndetësor, të shpallur nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Shëndetësia nuk mund të funksionojë pa njerëzit që çdo ditë kujdesen për mbarëvajtjen e saj. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe funksional, i cili nis me investimin në njerëzit, që janë themeli i tij”, thekson Ministria.
Kujtojmë se ministër i ri i Shëndetësisë u zgjodh Azir Aliu në fillim të muajit qershor, pasi paraardhësi i tij Arben Taravari vendosi të largohet nga qeveria.
Lajme nga vendi
OLD TIMER FEST MBAHET NË TETOVË

Lajme nga vendi
Ora letrare “Puhizë në vargje” mbahet në Tetovë

U mbajt “Puhizë në vargje”, një orë letrare në kuadër të Verës Kulturore Tetovare, “Tetova në festë” e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nikoqirët e verës kulturore Komuna e Tetovës Të pranishëm ishin poet nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi, miq të Oeneumit, por edhe miq të Tetovës, të cilët lexuan poezitë e tyre autoriale dhe zhvilluan diskutime për sfidat e poezisë në kohët e sotme. Kjo ishte një mundësi që Tetovës sonë t’i dhurojmë më shumë ngjyra arti dhe frymë poetike. Sadije Aliti kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, theksoi se është viti i nëntë me rradhë që Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum është pjesë e manifestimeve kulturore verore, duke faleminderuar të pranishmit, që edhe në ditë të diele, sakrifikojnë kohën e tyre për aktivitete letrare, pasi poezia është një dashuri e një sakrificë.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës, e cila përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke theksuar se Komuna e Tetovës çdo herë është në mbështjetje e përkrahje të veprimtarive letrare e kulturore për të ngritur në një cilësi më të lartë jetën artistike në qytet.
Vargje e tyre peotike i lexuan: Sadije Aliti, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi, Muaxher Haruni, Merita Abzazi, Surja Etemi, Sulejman Meazi, Jusufzija Ademi, Mejreme Tushi Kajolli, Leme Ameti, Azra Alija, Merita Emurllai, Emira Ibishi, Bejza Isaki, e të tjerë.
Lajme nga vendi
Promovohet libri “Rrugëtim në artin e veçantë”

Sot, në ambientet e ish Radio Tetovës u promovua libri “Rrugëtim në artin e veçantë” i autorit Zeqir Memeti. Nëpërmjet punës së tij, autori ka sjellë një dimension të veçantë artistik, duke shënuar figura, qytete dhe monumente që mbartin mesazhe të forta kulturore. Edhe ky aktivitet është në kuadër të manifestimeve Vera Kulturore Tetovare. Autori Zeqir Memeti tashmë një kohë të gjatë merret me artin e veçantë duke pikturuar përmes gjilpërave, ndërsa këto punime tashmë janë edhe në librin e tij.
Deklarta Zeqir Memeti
Në ndërkohë, poashtu në hapësirat e ish radio tetovës u mbajt ekspozita “Kinematografi”, që është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare.
“Ekspozita titullohet Kinematografi, është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare dhe ështe gjithashtu edhe një rikujtim për epokën e artë që këta artistë I kanë dhënë shoqërisë tonë. Gjithsej janë 50 piktura të realizuara në stilin Pop Art të cilat janë shpërndarë në ambiente të ndryshme të Radio Tetovës. Në këto piktura janë përfshirë aktorët më në zë të asaj kohe duke përmëndur Robert Ndrenikën, Sandër Prosin, Timo Fllokon, Ndricim Xhepa, Margarita Xhepa, Tinka Kurti dhe një varg akoma më I madh artistësh. Sic e thash janë realizuar në teknikën Pop Art , gjithashtu jam munduar që të ruaj edhe stilin grafik, dhe për të ruajtur identitetin e kinematografisë, imazhet janë realizuar në bardh e zi dhe sfondi ka përbërë një ndërthurje midis modernes dhe të shkuarës ka ngjyra të fuqishme, ngjyra dinamike që bën edhe atë kontrastin e fortë dhe bëhet edhe me tërheqëse për syrin edhe më dinamike si pikturë”. tha Orges Merdani, autor I ekspozitës.
Të dy këta aktivitete janë pjesë e verës kulturore të Tetovës, ndërsa ishin të pranishëm një numër I madh I artdashësve, shkrimtarë dhe mysafirë tjerë. Vera Kulturore në Tetovë, vazhdon edhe me shumë aktivitete tjera kulturore dhe sportive.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve