Connect with us

Lajme nga vendi

DAP do të realizojë kontrolle të përforcuara tatimore tek transportuesit e auto-taksive

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në periudhën e ardhshme do të zbatoj kontrolle të përforcuara tek transportuesit e auto-taksive me theks të veçantë në lëshimin e llogarive fiskale dhe respektimin e dispozitave të Ligjit për regjistrimin e pagesave me para të gatshme.

Siç paralajmërojnë nga DAP, kontrollet do të zbatohen në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet turistike, ku gjatë periudhës së verës është rritur frekuenca e udhëtarëve dhe aktiviteti i transportit të auto-taksive.

“Tatimpaguesit që ofrojnë transport auto-taksi janë të detyruar të përdorin aparate fiskale mobile me pajisje GPRS të integruar, për të regjistruar qarkullimin e përfitimit në aparatin fiskal, të lëshojë faturë fiskale për çdo shërbim me para të gatshme, të evidentojnë përfitimin në librin e raporteve financiare ditore për secilën arkë individualisht. Njëkohësisht janë të detyruar të paguajnë qarkullimin ditorë në llogarinë e transaksionit te bartësi i transaksionit të pagesës jo më vonë se dita e punës ditën e ardhshme, të ketë kumtesë të theksuar dhe në mënyrë të dukshme në lidhje me kërkesën e detyrueshme për llogari fiskale nga përdoruesit e shërbimit”, informojnë nga DAP.

Nëse qytetarët kanë dyshime për parregullsi që lidhen me transportin e auto-taksive ose mosdhënien e llogarive fiskale në secilin do qoftë veprimtari i inkurajojmë ata ta raportojnë atë nëpërmjet Linjës telefonike pa pagesë: 198 • Email: info@ujp.gov.mk.

Drejtoria e të Ardhurave Publike i shqyrton ankesat e pranuara dhe vepron në përputhje me kompetencat e saj. Apelojmë deri tek të gjithë transportuesit e auto-taksive, si dhe të gjithë taksapaguesve, të veprojë në përputhje me rregulloret ligjore, me qëllim përforcimin e pajtueshmërisë tatimore dhe përmirësimin e disiplinës tatimore. Respektimi i detyrimit për të lëshuar llogari fiskale dhe për të përdorur aparate fiskale mobile nuk është vetëm detyrim ligjor – është kontribut drejt ekonomisë së drejtë, transparente dhe të barabarta të të gjithë aktorëve ekonomik”, potencojnë nga DAP.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat