Connect with us

Sport

LIGA  E PARË: EKIPET ZHVILLOJNË FAZËN E FUNDIT PËRGATITORE

Published

on

Ekipet e Ligës së Parë  me sukses  janë duke zhvilluar  fazën e fundit përgatitore  para  fillimit të sezonit të ri që nis më 8,9 dhe 10 gusht. Shkëndija mundi Rabotniçkin, Struga Trim Lum barazoi me Llapin, ndërsa Arsimi mundi Teteksin. Nesër hidhet  shorti për sezonin e ri 2025/2026

 Vetëm dy javë para  fillimit të  sezonit të ri  në Ligën e Parë të  futbollit   ekipet në kuadër  të përgatitjeve  të fazës së  fundit  krahas  seancave të rregullta stërvitore zhvillojnë edhe ndeshje  kontrolluese.

 Kampioni në fuqi  Shkëndija e  Tetovës , mbrëmë me  një formacion të kombinuar  ka zhvilluar ndeshje kontrolluese  me ekipin e Rabotniçkit  të  cilën e fitoi  3-1.  Autor  të  golave  për  kuqezinjtë ishin Florent Ramadani 2 dhe Fiton Ademi 1 gol, ndërsa për romantikët shënoi Velkovski. Qëllimi i ndeshjes  kontrolluese ishte  që trajneri  Beqiri  të njihet edhe me  formën e lojtarëve të cilët kanë pasur më pak minutash në ndeshjet e deri tanishme

Klubi i futbollit Struga Trim Lum ka zhvilluar edhe ndeshjen e katërt  kontrolluese , kësaj radhe kundër ekipit Llapi  nga kampionati i Kosovës.  Ndeshja kontrolluese  Struga Trim Lum – Llapi,  që  u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë përfundoi me  shifra të barabarta  1-1

Për kundërshtarë këtë herë kishim skuadrën e njohur kosovare të KF Llapit…

Advertisement

Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 kundër KF Llapit. Në këtë ndeshje ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi u paraqit dukshëm më mirë, kjo edhe për faktin se ishte ndeshja jonë e katërt para sezonale, përmes të cilave strategu nga Korça po lexon mirë formën e çdo futbollisti.  Autor  të  golave  ishin Memetriza  Hamza  për ekipin vendas, ndërsa Diako për Llapin.

 Debutuesi në Ligën e Parë Arsimi i Çegranit ndeshje  kontrolluese ka zhvilluara  me  debutuesin në ligën e dytë  ekipin e Teteksit  të Tetovës. Golat për  ekipin nga  Çegrani i kanë shënuar Alban Taipi, Ignjatov, Olatunbosun, Asani dhe Shabani.

Kujtojmë, sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të RMV-së starton me datë 8 gusht (e premte), derisa ndeshje do të ketë edhe me datat 9 dhe 10 gusht.

Do të jetë kjo hera e parë në histori që ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen në tre ditë të ndryshme. Shorti për kampionatin e ri 2025/2026  do të hidhet  nesër në hapësirat e FFM-së.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Advertisement

Sport

“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!

Published

on

Tronditje në kampin madrilen vetëm tre ditë para derbit të madh me Barcelonën. Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Valverdes dhe Çuamenit, pas një incidenti serioz fizik që ndodhi gjatë dhe pas stërvitjes së djeshme.
 

Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.

Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.

Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.

Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.

Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:

Advertisement

“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”

Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.

Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.

Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.

Advertisement
Continue Reading

Sport

MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA

Published

on

Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.

Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj  në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.  

 Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.

Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.

Ndeshja  finale  e  Europa Ligës  Freiburg – Aston Vila  zhvillohet më 20 maj  në Stamboll

Advertisement

Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.

 Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi  Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.

Ndeshja  finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.

 Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër  trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.

Advertisement
 TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: TETOVA DHE SHKUPI NË QENDËR TË VËMENDJES!

Published

on

Të shtunën dhe të dielën me fillim në program janë ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit kampion por edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

 Kuqezinjtë tetovar pas dy dështimeve të fundit, disfatës nga Bashkimi  në Tetovë dhe barazimit me Sileksin në Kratovë, pothuajse kanë humbur gjasat se mund të mbrojnë titullin kampion.

 Derisa matematikisht ende ekzistojnë gjasat, Shkëndija në ndeshjen e nesërme duhet të jetë në nivelin e duhur pasi ekipi nga Struga ka matematikat e veta.

 Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Shkup aty ku lideri në renditjen e tabelës Vardari është nikoqire e Sileksit.

 Me fitore eventuale Vardari do të ishte edhe një hap pranë titullit kampion .

Advertisement

 Nesër  në program është edhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit, ku vendasit janë favorite absolute.

Të tre ndeshjet e së shtunës  fillojnë ora 16:00.

 Tre ndeshjet tjera të  javës së 31-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Arsimi – Bashkimi, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe AP Brera- Rabotniçki.

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat