Lajme nga vendi
DAP u bën thirrje mbi 3,100 qytetarëve të shlyejnë detyrimet e tyre tatimore për vitin 2024
Sipas të dhënave të DAP, 3,155 tatimpagues nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre deri më 30 qershor 2025. Do të ndërmerren procedura kundër tyre që përfshijnë llogaritjen e interesit prej 0.03 përqind në ditë dhe një tarifë të veçantë administrative.
DAP u kujton qytetarëve se pagesa mund të bëhet vetëm me një urdhër PP53 dhe se numri i folio-s duhet të futet saktë. Gabimet në pagesë mund të çojnë në mosregjistrim të fondeve, kosto shtesë dhe ripagesë.
Tatimpaguesit me një borxh mbi 10,000 denarë dhe vështirësi në likuiditet mund të kërkojnë një pagesë të shtyrë përmes formularit të publikuar në faqen e internetit të DAP. Ekziston gjithashtu mundësia që borxhi të paguhet nga një palë e tretë përmes sistemit elektronik.
Informacion shtesë mbi pagesën ose mospërputhjet e mundshme mund të merren përmes info qendrës së DAP.
Lajme nga vendi
KUJDES! Policia e Maqedonisë nis “gjuetinë” me makinat e padukshme: Bie në rrjetë shoferi i parë
Njësia mobile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, përmes automjetit policor “përgjues” me radar të integruar, ka sanksionuar një shofer i cili drejtonte automjetin me një shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit.
Dje, në orën 18:55, në rrugën eksprese Shtip – Radovish, zyrtarët policorë me ndihmën e automjetit special – përgjues të MPB-së, kanë matur shpejtësinë e lëvizjes së një automjeti tip “Mercedes” me targa të Shkupit. Automjeti po lëvizte me 178 kilometra në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 kilometra në orë.
“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë me ligj. Kontrollet e trafikut me automjetet speciale – përgjues do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion,” njoftoi MPB.(INA)
Lajme nga vendi
Dramë në Bit Pazar, u rrah në mes të ditës, përfundon në spital 51 vjeçari
Më 29 mars 2026, në orën 17:43, Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup mori një njoftim se rreth orës 15:10 në zonën e Bit Pazarit, I.K. (51) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga një person. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë diagnostikuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.
Policia menjëherë ka ndërmarrë masa për sqarimin e rastit, duke mbledhur prova, duke marrë deklarata nga dëshmitarët dhe duke ndërmarrë veprime për identifikimin dhe ndalimin e autorit të krimit. Organet kompetente u bëjnë apel qytetarëve që kanë informacione për incidentin të bashkëpunojnë me qëllim sqarimin më të shpejtë të rastit.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 34-vjeçar nga Gostivari, dyshohet se e ka vrarë babanë e tij në shtëpinë familjare
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni5 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota5 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

