Lajme nga vendi
Qytetarët dyshojnë se temperaturat mund të jenë shumë të larta nga sa thuhet
Në ditët kur termometri kalon 40 gradë, shumë qytetarë ankohen se temperatura që ata ndjejnë në rrugë është shumë më e lartë nga ajo që paraqitet në media. Në rrjetet sociale janë shpërndarë matje me termometra portativë që tregojnë temperatura shumë më të larta, nga ato zyrtare të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Kjo ka bërë që disa qytetarë të akuzojnë institucionin zyrtar se po i fsheh ose minimizon të dhënat reale të motit. Por, sinoptikët thonë se ka një arsye të qartë pse ndodh ky dallim.
“Në shtëpizat meteorologjike, gjithkund në botë kështu matet, ato janë të vendosura në lartësi 2,5 metra, dërrasat vendosen nën këndin e duhur, 45 gradë, pra gjithkund në botë janë të vendosura ato kushte. Nuk bëhet fjalë për fshehje të temperaturave. Sigurt që ka temperatura shumë më të larta, sepse ndikon edhe nënshtresa, nuk është njësoj nëse ndodhemi në sipërfaqe me barë, beton apo asfalt. Nëse në rrethinë kemi mure të larta të betonit, apo jemi në të hapur. E gjithë kjo ndikon, megjithatë për temperaturat e publikuara zyrtare, kushtet standarde duhet të respektohen”, tha Lençe Rizova, Enti Hidrometeorologjik.
Sipas këtyre standardeve, çdo devijim nga vendndodhja, ekspozimi në diell apo pajisja jo-profesionale, mund të japë rezultate të ndryshme. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike dhe Agjencive të Motit, dallimi mes matjes në hije dhe asaj në diell mbi asfalt mund të arrijë nga 10 deri në 15 gradë Celsius.
Në ndërkohë sinoptikët thonë se pas valës përvëluese, vjen freskimi.
“Prej nesër do të kemi temperaturë më të ulët ditore për 3-4 gradë celsius. Megjithatë ndryshim më të madh të motit presim nga e hëna, kur temperaturat e ditës do të bien gradualisht, kështu që deri të mërkurën do të bien nga 8 deri në 10 gradë celsius, krahasuar me ato që i kishim këto ditë. Do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut, që në disa vende do të jenë të rrëmbyeshëm”, shtoi Lençe Rizova, Enti Hidrometeorologjik.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi ndryshimet e temperaturave në këto përmasa, mund të kenë ndikim në shëndet./Alsat.mk
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

