Lajme nga vendi
VLEN: Transformim rural me vepra, 99.7 milionë denarë për 1.865 fermerë!
“VLEN vazhdon ta kthejë fjalën në vepër dhe vizionin në realitet! Falë angazhimit të palëkundur të zëvendësministrit të Bujqësisë, Albrim Hoxha, janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 99.7 milionë denarësh për 1.865 fermerë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për vitin 2024.
Ky është një nga investimet më domethënëse dhe më të drejtpërdrejta në bujqësi, i cili përfaqëson filozofinë e qeverisjes së VLEN: përfaqësim të drejtë, zhvillim të balancuar dhe dinjitet ekonomik për secilin qytetar!
Kjo mbështetje është dëshmi konkrete e fuqizimit të fermerëve vendorë, ngritjes së prodhimit vendas dhe rikthimit të besimit në institucionet shtetërore. Me këtë hap të madh, bujqësia shqiptare po hyn në një fazë të re, më moderne, më e mbrojtur dhe më e përkrahur se kurrë më parë.
VLEN po ndërton politika zhvillimore që përfshijnë të gjithë, pa dallim, dhe po vendos standarde të reja në funksionimin e shtetit. Me qasje institucionale, përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, VLEN po transformon realitetin e përditshëm të fermerëve në krenari dhe siguri ekonomike.
Për një bujqësi që VLEN, për një shtet që përfaqëson!”, thanë nga VLEN.
Lajme nga vendi
MEXHITI: MBËSHTES ÇËSHTJEN E FUZIONIMIT NË VLEN!
Kreu i LD-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se mbështet vendimin e Bilall e Kasamit për shkrirjen e strukturave të Lëvizjes Besa në VLEN.
“Çështje e Kuvendit mbrëmë, shkrirja e organeve, me qëllim të shkohet drejt fuzionimit të VLEN-it, unë e përshëndes dhe e mbështes fuqishëm. Pra ashtu siç e kam deklaruar në media po punojmë së bashku për shkrirje në parti, pasi është kërkesë e elektoratit shqiptarë”, tha Mexhiti.
Lidhur me çështjen e Fatmir Limanit, Mexhiti tha se ky është çështje brenda Besës dhe besoj se ata kanë kapacitet që së bashku t’i tejkalojnë dhe ecim bashkë.
Ai tha se koalicioni për momentin nuk është fokusuar në emrat personale për liderë të VLEN-it, por janë të fokusuar në formimin e platformës dhe strukturave.
Mexhiti tha se ende po debatohet ideja për parti me dy kryetar, pasi këtë e njeh edhe bota demokratike dhe si shembull kemi Lëvizjen Guxo në Kosovë.
Lidhur me propozim-ligjin për arsimin e lartë, Mexhiti tha se kanë angazhuar ekspertë “nga universitet tona po debatohet, jemi në kontakt edhe me ministren Vesna Janevska, por duhet të theksuar se ky ligj kalon me badenter”.
Mirëpo siç tha Mexhiti në esencë ligji ka për qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë pa diskriminuar asnjë universitet.
Lajme nga vendi
ULEN RASTET E GRIPIT – NË JAVËN E FUNDIT 1306 RASTE!
Nga periudha 02 deri më 8 Shkurt janë regjistruar 1306 raste të gripit apo sëmundje të ngjashme me gripin, kumtoi Instituti për Shëndet Publik. Sipas tyre, kjo shifër është për 12.8% më e vogël krahasuar me javën paraprake.
Numër më I madh I infketimeve të reja me grip respektivisht 715 persona janë të moshës 15 deri 64 vjec, 228 janë fëmijë të moshës 5 deri 14 vjec, 184 fëmoijë të moshës 0 deri 4 vjec, kurse 179 janë persona mbi 65 vjec.
Sipas ISHP-së të sëmurë me grip jnë paraqitur në Shkup – 543, Prilep – 146, Tetovë – 110, Strumicë – 82, Manastir – 76, Gjevgjeli – 56, Ohër – 48, Dibër – 46, Kavadar -36 e kështu me radhë.
Qytetet e vetme ku nuk janë paraqitur raste të reja të gripit janë në Dellçevë, Vallandovë dhe Probishtip.
ISHP-ja njofton se gjatë sezonit të gripit deri tani janë registruar 4 viktima.
Lajme nga vendi
TRANSPORTI PUBLIK FALAS NË TETOVË PËR ATA QË NUK KANË BORXHE NË KOMUNË
Nga muaj mars në Tetovë pritet që transporti publik të jetë falas për qytetarët e Tetovës. Por për të marrë një kartelë për transport publik falas do të duhet paraprakisht ti kesh të paguara të gjitha borxhet ndaj komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve komunale.
“ Për qytetarët që kanë shlyer të gjithë obligimet ndaj komunës së Tetovës transporti publik do të jetë falas, mjaftojnë që ata të aplikojnë në teknik për ata dhe për anëtarët e familjes që jetojnë në të njëjtën adresë dhe pas aplikimit kartela merret personalisht në zyrat e ndërmarrjes në Tetova Transport dhe transporti publik do të jetë falas.”
Ndërsa Arlind Pajaziti i angazhuar nga komuna e Tetovës për IT thotë se do të ketë tra kartela, njëra do të jetë për qytetarët për transport falas, një për nxënësit dhe një për ata qytetarë që duan të mbushin kartelën për udhëtim.
Ky është një hap që e transformon transportin publik në një transport publik dhe digjital , ku do mundësohet qytetarëve disa mundësi dhe alternative për shfrytëzimin e transportit . Kjo është kartela digjitale për shfrytëzimin e transportit pa pagesë për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës të njëjtit mund të pajisen me këta kartela pas aplikimit në aplikacionin zyrtar të komunës së Tetovës.
Transporti publik flas nuk do të jetë për në Kodër të diellit, por qytetarët që do të kenë kartela do të kenë zbritje. Ndërsa Kasamipremtoi se do të sjellë edhe pesë autobusë të rinj elektrik dhe se do të ketë transport publik dhe për në komunat rurale dhe fshatrat e malësisë së Tetovës.


