Connect with us

Lajme nga vendi

SONTE FILLON MANIFESTIMI SPORTIV ‘’BASKETBOLLI N’SHESHË’’ 

Published

on

Me  dy aktivitet  sportive ‘’Basketbolli n’sheshë’’  dhe turi me biçikleta  do të mbyllet  Vera Kulturore Tetovare  2025

 Në kuadër të verës kulturore tetovar 2025 ‘’Tetova n’festë’’ në dy netët e fundit do të mbahet manifestimi sportiv ‘’Basketbolli n’sheshë’’ ku  pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar  tetë ekipe nga Tetova, Shkupi, Gostivari dhe Struga, ndërkaq  para fillimit të garave  do të performojnë  nxënësit e klubit së basketbollit Tetova Bulls . Garat Basketbollit  në rrugë që  do të mbahen në sheshin ‘’Iliria’’ në Tetovë  do të zhvillohen sipas rregullave striktë të Asociacionit Street Basketball. Për  këtë aktivitet dhe aktivitetin me biçikleta që mbahen gjatë ditës së nesërme  zëdhënësi i Komunës Albion Halili tha se gjithsejtë  janë mbajtur 7 aktivitet sportive në kuadër të manifestimit vera  Kulturore tetovare

 ’Në vazhdën e aktiviteteve  të verës tetovare  ‘’Tetova n’festë’’  sonte ekmi basketbollin në rrugë ku marrin pjesë  8 ekipe . 3 ekipe  nga Tetova, 3 ekipe nga Shkupi, 1  ekip nga Gostivar  dhe 1 nga Struga. Sigurisht për  vendet  fituese  do të ketë edhe  shpërblime. Ndërsa në kuadër  të verës kulturore tetovare  gjithashtu nesër  do të kemi edhe çiklizmin ku garues  të ndryshëm do të bëjnë rutën nga  qendra e qytetit deri në Kodrën e Diellit. Po ashtu edhe për ata ka  mjete  apo vende shpërblyese. Gjithsejtë kemi pasur nëse nuk gaboj mbi  6 apo 7  aktivitete sportiven kuadër të verës tetovare‘’ deklaroi zëdhënsi  Albion Alili

 Komuna e Tetovës  për ekipet fituese  të këtyre aktivitete sportive  me çka do të  mbyllet  ky edicion  i Verës Kulturore tetovare  do të  ndanë shpërblime si   Kupa dhe medalje

Lajme nga vendi

S’dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga Ipard 3! Tripunovski: Monitorojmë çmimet e plehrave artificiale

Published

on

Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave.

Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim.

“Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në mënyrë praktike të shqyrtohet në tërësi nga ana e tyre, nga administrata dhe në përputhje me atë shqyrtim dhe vërejtjet eventuale nëse ka, të veprohet me vazhdimin e mëtejmë të punës së Agjencisë së Pagesave. Nuk kemi përgjigje konkrete, megjithatë kemi një sinjalizim se do të vendoset në procedurë të përshpejtuar shqyrtimi i atij raporti. Bëhet fjalë për raporte voluminoze. Kur saktësisht do të ndodhë nuk mund të them, sepse administrata në Bruksel nuk punon me data konkrete”, theksoi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Tripunovski për arrestimin e dy drejtorëve nga resori i tij tha se kjo është dëshmi se nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve. Tha se nuk do të mbrojë askënd, por edhe se nuk ndjen përgjegjësi.

Ministri pretendon se me vëmendje po ndiqet gjendja me luftën në Iran, e cila përveç çmimeve të naftës i ka rritur edhe çmimet botërore të plehrave për 40 për qind, gjë që mund ta shtrenjtojë edhe ushqimin. Tha se në shtator të vitit të kaluar janë ndarë mbi 46.000 kartela për naftë të gjelbër, të cilat bujqit nuk i përdorin gjatë dimrit dhe tani mund t’ua lehtësojnë shpenzimet.

Advertisement

Dua të them se kjo naftë që e kanë marrë në kartelat e tyre, ose kanë bërë ndoshta rezerva gjatë dimrit ose e përdorin tani, është një lloj ndihme në lehtësimin e këtyre shpenzimeve. Ja ju thashë në pjesën e naftës çfarë kemi bërë, mendoj se kemi derivatet më të lira në rajon. Mirëpo ushqimi është i rrezikuar, këto plehra artificiale u nevojiten bujqve, a do të kemi këtu ndonjë masë shtesë reagimi? Me vëmendje po e ndjekim gjendjen dhe do të reagojmë nëse ka nevojë”, deklaroi Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.

Edhe pse një pjesë e bujqve reaguan se u detyrohen rreth 100 milionë euro për subvencione, ndër to edhe për vitin 2024, Tripunovski siguron se subvencionet paguhen rregullisht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mjeku nga një fshat i Tetovës arrestohet për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër

Published

on

Një mjek nga fshati Bërvenicë i Tetovës është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër, mësohet jozyrtarisht, përcjell INA.

Sipas informacioneve, dje rreth orës 17:20 në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me inicialet Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Më herët, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, ishte gjetur pa shenja jete 76-vjeçari me inicialet K.M.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

Published

on

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.

Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.

Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.

Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat