Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Mexhiti vazhdon detyrën si ministër, pavarësisht kandidaturës për zgjedhjet lokale

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pavarësisht kandidaturës së tij të shpallur për zgjedhjet lokale. Sipas tij, raste të tilla kanë qenë praktikë e zakonshme në të kaluarën dhe se nuk ka arsye të priten ndërprerje në punën e institucioneve. Ai theksoi se në të gjitha ministritë ka edhe zëvendësministra, kështu që pavarësisht zgjedhjeve, ministritë do të vazhdojnë të punojnë normalisht.

“Ajo që funksionon aktualisht brenda Qeverisë është se çdo ministër ka edhe një zëvendësministër, kështu që ata nuk dhanë dorëheqje, është normale që ata të kryejnë detyrat e tyre brenda Ministrive, brenda dikastereve ku janë ministra dhe në të njëjtën kohë të jenë kandidatë. Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur, ka ndodhur shpesh në të kaluarën, kështu që gjithçka që përfaqëson funksionimin normal të institucioneve do të vazhdojë në atë drejtim”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Lajme nga vendi

Moti sot paradite do të jetë me mjegull, gjatë ditës me diell

Published

on

Sot paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB publikon rregullat për sezonin e dimrit: Përdorimi i gomave me thumba është i ndaluar

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, të gjitha automjetet që marrin pjesë në komunikacion janë të detyruara të posedojnë pajisje dimërore të përcaktuara me ligj. Nga MPB thonë se sipas Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, përdorimi i gomave me thumba është i ndaluar.

Pjesë nga njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në trafik (“Gazeta Zyrtare” nr. 31/2010), pajisja dimërore përfshin:

Për automjete motorike me peshë deri në 3.500 kg:

Goma dimërore në të katër rrotat me thellësi minimale të shiritit 4 mm në gjithë sipërfaqen;

Advertisement

Goma verore në të katër rrotat me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti ka me vete zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse.

Për automjete me lëvizje në të katër rrotat (4×4):

Goma dimërore në të katër rrotat me thellësi minimale 6 mm;

Goma verore në të katër rrotat me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti posedon zinxhirë bore. Në rast të lëvizjes së përhershme, zinxhirët duhet të vendosen të paktën në boshtin e pasëm, ndërsa në rast të lëvizjes së përfshirë me sistem të ndryshueshëm, zinxhirët duhet të vendosen në boshtin që është gjithmonë aktiv.

Për automjete mbi 3.500 kg:

Advertisement

Goma dimërore në rrotat lëvizëse me thellësi minimale të shiritit 6 mm;

Goma verore në të gjitha rrotat me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti ka me vete zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse;

Autobusët dhe automjetet e rënda që për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë bore në rrotat lëvizëse duhet të kenë goma dimërore në ato rrota dhe të kenë me vete një lopatë si mjet ndihmës.

Gomat dimërore janë ato që kanë në anën anësore shenjën “MS”, “M+S”, “M & S” dhe simbolin e një bore brenda një mali të stilizuar me tre maja.

Sipas Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, përdorimi i gomave me gozhda është i ndaluar.

Advertisement

U bëjmë thirrje shoferëve të respektojnë detyrimin ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, pasi kjo garanton zhvillim të sigurt dhe pa pengesa të trafikut në kushte dimërore.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Polici nga Shkupi kapet duke vjedhur kabllo bakri, pezullohet nga puna

Published

on

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka dorëzuar Prokurorisë Publike të Shkupit një kallëzim penal ndaj N.A., i punësuar në Stacionin Policor të juridiksionit të përgjithshëm Aerodrom pranë SPB Shkup, për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 236, pika 4 në lidhje me pikën 1 dhe nenit 22 “bashkëpunim” nga KZ.

I akuzuari, në disa raste gjatë periudhës nga 05.01.2025 deri më 07.05.2025, në një marrëveshje të mëparshme dhe me veprim të përbashkët me tre persona nga Shkupi, ka marrë në mënyrë të paligjshme sende të huaja lëvizëse, kabllo bakri – instalime publike që përmbajnë bakër nga objekte të një shoqërie aksionere nga Shkupi, të vendosura brenda rrethit të një fabrike të mëparshme nga Shkupi.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale do të dorëzojë një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj N.A. dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës – pezullim.

Continue Reading

Më të lexuarat