Connect with us

Sport

EUROPA LEAGUE: FCSB ME PËRMBYSJE MUNDI DRITËN 3-2

Published

on

Katër  skuadrat  shqiptare në Europa Ligë dhe Konferencë Liga në ndeshjet e  para të  raundit të tretë  kanë regjistruar  rezultate  të kënaqshme. Drita pësoi  në Bukuresht  nga  Steaua  3-2 ,  Ballkani mundi Shamrok Rovers, Egntaia  barazoi me  Olimpijën në Lubjanë. Ndërsa Dinamo  pësoi nga Hajduku në Split. Ndeshjet  kthyese zhvillohen më 14 gusht.

 Ndeshja në Bukurshtë  mes kampionit të  Rumanisë  ekipit Steaua dhe  kampionit të  Kosovës   që  përfundoi  me rezultatin  3-2 ,  dëshmo  se  në  futboll krahas  cilësisë  dhe  dëshirës për  të  fituar    duhet edhe  fati. Kjo  u  dëshmua  edhe mbrëmë në Bukureshtë edhe pse  Drita  kishte   epërsi  prej  dz  golave   na  fund  u  deshtë që të kënaqet  me  disfatën  e  ngushtë  3-2. Për vendasit  shënuan Daniel Birligea  2 gola  dhe Daniel Graovac, ndërsa  autor të  golave për Dritën ishin   dhe Veton Tusha  dhe Arb Manaj.   Cila  ekip  do të  kualifikohet  në raundin e katërt  do të  mësohet pas  një jave  në ndeshjen  kthyese në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë

 Ballkani i Suharekës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë  në ndeshjen e parë të raundit të tretë në Konferencë Ligë shënoi fitore minimale  1-0 kundër ekipit  nga  Irlanda e Veriut,  Shamrock Rovers.. Autor i golit të vetë  ishte  futbollisti Sunday Adetunji  në minutën e 56-të

 Kampioni i  Shqipërisë  Egnatia e  Rogozhinës , në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Konferencë Ligës  barazoi  pa  gola  në Lubjanë  me  ekipin  Olimpija . Skuadra sllovene e pati rastin më të mirë në minutën e 68-të, kur futbollisti Alex Tamm  nuk arriti  të  shënoi nga  penaltia duke gjuajt jashtë portës së majtë. Egnatia pas një jave  para  publikut vendas ka rast të mirë që në ndeshjen e kthimin në Shqipëri, të eliminojnë skuadrën sllovene.

 Skuadra e Dinamo së Tiranë përkundër angazhimit nuk ia doli të kthehet me rezultat të favorshëm nga stadiumi “Poljud” në Split. Hajduku ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dinamos me  përmbysje , në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të UEFA Konferencë  Liga. Për Hajdukun shënuan Durdov dhe Sanyang, ndërsa  Bregu  shënoi për  Dinamon. Ndeshjet  kthyese  zhvillohen më  14  gusht.

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!

Published

on

Në Euroligën e  basketbollit  për  meshkuj  janë zhvilluar  gjashtë  duele  të raundit të të tetë. Panathinaikosi kryeson me 7 fitore e një  disfatë. Real Madridi regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Tre fitore  të vendasve  dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  është  epilogu  u  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë  meshkujve

Në ndeshjen mes dy skuadrave  spanjolle  ekipi  mbretëror i Real Madridit ka  shënuar  fitore të sigurt  në transfertë kundër  ekipit Baskonia  86-104. Reali pas startit katastrofal  ku pati  tre  disfata  të një pasnjëshme  tani me  5  fitore  radhazi  renditet i gjashti në tabelë.

Fitore  në  transfertë  ka regjistruar edhe Barcelona  kundër Bayernit  me rezultatin 88-84  si dhe  Parisi kundër  Dubait   me   shifrat 99-93.

Valencia   në  cilësin e vendasit ka mposhtur  Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir  Milanon 80-75  dhe  Crevena Zvezda  ka mposhtur  Makabi Tel Aviv me  rezultatin 100-78.

Pas  raundit të tetë  kryeson Panathinaikosi me  7  fitore e  1 disfatë e ndjekur  nga  Valencia  dhe Fenerbahçe  që kanë  nga 6 fitore e dy  humbje

Advertisement

Baskonia – Real Madrid                   86 -104

Valencia – Fenerbahce                    86-78

Panathinaikos – Milano                    80 -75

Bayern – Barcelona                          84 – 88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv   100 –78

Advertisement

Dubai – Parisi                                     93 – 99

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI VAZHDON TË MBAN PRIMATIN  NË RENDITJE

Published

on

Një fitore e vendasve dhe katër tw atyre mysafire është epilogu i javës së 10-të në Ligën e Parë të futbollit  për femra. Luboteni kryeson me 25 pikë.

 Java e  10-të  e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit për femra ka prodhuar një fitore për vendaset dhe katër fitore  për mysafiret dhe 16  gola të shënuar.

 Lideri në renditjen e tabelës Luboteni i Tetovës kthehet me fitore 2-1 dhe  tre  pikë nga transferua me Kamenica Kamenicë duke vazhduar të mbanë pozitën e parë.

 Fitore të thellë 0-7 në transfertë ka regjistruar Skopje 2014 ndaj Koçanit . 

 Tiverija Brera  ka  shënuar  fitore  minimale 0-2, por shumë të rëndësishme ndaj Pelisterit Pro 2026, ndërsa Vardari 2023  ka mposhtur 0-1  ekipin Istatov 2015 Skopje .

Advertisement

 Pas kompletimit  të ndeshjeve  të xhiros së 10-të, tabelën e kryeson Luboteni me  26 pikë para Skopjes 2014 me 23 dhe Tiverija Brera me  22 pikë.

  SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat