Connect with us

Sport

PSG FITUESE E SUPERKUËS EUROPIANE

Published

on

Paris Saint-Germain shpallet Superkampion i Europës.Francezët shënuan dy gola në fund të ndeshjes dhe mundën në mënyrë dramatike Tottenhamin falë penalltive.

 PSG triumfoi në finalen e Superkupës së Europës, duke përmbysur rezultatin ndaj Tottenhamit në sekondat e fundit dhe në kohën e rregullt sfida u përmbyll me shifrat 2 me 2, dhe ndryshe nga formatet e kaluara, nuk ka pasur vazhdime me dy pjesë nga pesëmbëdhjetë minuta ,por skuadrat kanë kaluar direkt te penalltitë,me ç’rast futbollistët francez ishin më efikas nga 11 metërshi duke ngadhënjyer me rezultatin 4-3. Tottenham dukej se do ta fitonte përballjen, pasi e kishte ndeshjen nën kontroll pas golave që realizuan Van de Ven dhe Cristian Romero në pjesën e parë, por PSG nuk u dorëzua duke shkurtuar diferencën përmes futbollistit Lee në minutën e tetëdhjetë e pestë me një goditje të saktë, ndërsa Goncalo Ramos në minutën e nëntëdhjetë e katërt realizoi një goditje nga afërsia për barazimin  2 me 2, duke çuar ndeshjen në penallti. Vitinha e ka humbur penalltinë për PSG, ndërsa për Tottenham kanë gabuar Van de Ven dhe Tel. Në fund, Nuno Mendes e ka vulosur fatin e ndeshjes me gjuajtjen vendimtare, duke bërë që ekipi francez ta fitojë trofeun. Kjo është Superkupa e parë Europiane për PSG, e cila kërkon të vazhdojë me formën që mbylli sezonin e kaluar. Vlen të theksohet se një mesazh i fuqishëm dhe simbolik u shfaq para fillimit të finales së Superkupës së UEFA-s mes PSG dhe Tottenhamit në stadiumin “Dacia Arena” në Udine, me ç’rast futbollistët dhe fëmijët që i shoqëronin në fushë mbajtën një banderolë me mesazhin e qartë: Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve. Edhe pse UEFA nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë shtet apo palë të përfshirë, koha dhe përmbajtja e mesazhit kanë ngjallur dyshime të forta se ai lidhet me situatën aktuale në Lindjen e Mesme më saktë, me ofensivën e vazhdueshme në Gaza dhe humbjen e jetëve të pafajshme.

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!

Published

on

Në Euroligën e  basketbollit  për  meshkuj  janë zhvilluar  gjashtë  duele  të raundit të të tetë. Panathinaikosi kryeson me 7 fitore e një  disfatë. Real Madridi regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Tre fitore  të vendasve  dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  është  epilogu  u  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë  meshkujve

Në ndeshjen mes dy skuadrave  spanjolle  ekipi  mbretëror i Real Madridit ka  shënuar  fitore të sigurt  në transfertë kundër  ekipit Baskonia  86-104. Reali pas startit katastrofal  ku pati  tre  disfata  të një pasnjëshme  tani me  5  fitore  radhazi  renditet i gjashti në tabelë.

Fitore  në  transfertë  ka regjistruar edhe Barcelona  kundër Bayernit  me rezultatin 88-84  si dhe  Parisi kundër  Dubait   me   shifrat 99-93.

Valencia   në  cilësin e vendasit ka mposhtur  Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir  Milanon 80-75  dhe  Crevena Zvezda  ka mposhtur  Makabi Tel Aviv me  rezultatin 100-78.

Pas  raundit të tetë  kryeson Panathinaikosi me  7  fitore e  1 disfatë e ndjekur  nga  Valencia  dhe Fenerbahçe  që kanë  nga 6 fitore e dy  humbje

Advertisement

Baskonia – Real Madrid                   86 -104

Valencia – Fenerbahce                    86-78

Panathinaikos – Milano                    80 -75

Bayern – Barcelona                          84 – 88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv   100 –78

Advertisement

Dubai – Parisi                                     93 – 99

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Më të lexuarat