Sport
CONFERENC LEAGUE: DINAMO CITY ELIMINOI HAJDUK-in E SPLITIT
Egnatia Egnatia në Rrogozhinë pas kohës shtesë pësoi nga Olimpia e Lubjanës dhe u eliminua nga garat e mëtutjeshme . Drita e Gjilanit me humbje nga Steaua përfundoi rrugëtimin e saj në Europa Ligë, vazhdon në fazën e play off-it në Konferencë Liga. Eliminohet edhe Ballkani i Suharekës
Dinamo ka arritur një kualifikim historik në fazën“play off”të Konferencë Ligë ,pas fitores 3-1 në 120 minuta kundër gjigantit kroat të Hajdukun e Splitit, pasi në ndeshjen e parë kroatët fituan 2-1.
Sfida e luajtur në Arenën Kombëtare nisi me epërsi për Dinamon me golin që e realizoi Baton Zabërgja në minutën e 13’.
Kroatët i mbyllën 90 minutat me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sanyang, ndërsa fati i kualifikimit do vendosej në shtesë.
Në minutën e 99’, Karaxhiç shënoi për miqtë, por brenda 2 minutave, Çardaku dhe Berisha kryen përmbysjen e çmendur dhe historike.
Kështu Dinamo avancon në “play off” të Konferencë Ligës, aty ku do të ndeshet me polakët e JAGIELLONIA.
Kampioni I Shqipërisë Egnatia përkundër lojës së mirë dhe dominimit gjatë 90 minutave , dështoi në minutat e fundit të ndeshjes kur sllovenët barazuan , ndërsa në kohën shtesë mysafirët ishin më konkretë dhe arritën të shënojnë fitore 4-2 për të vazhduar rrugëtimin e tyre në play off të Konferencë Ligës .
Drita e Gjilanit në “Fadil Vokrri” pësoi nga rumunët e Steauas 1-3 dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-3 u eliminiuan nga Europa Liga dhe në turrin e katërt vazhdojnë në Fazën e Play off-it në Konferencë Liga me kundërshtarë me ekipin e Luksemburgut Differdange .
Nga garat europiane është eliminuar edhe Ballkani I Suharekës e cila pas fitores 1-0 në ndeshjen e pare, mbrëmë në ndeshjen kthyese pësoi disfatë me 4-0 nga skuadra e Irlandës së Veriut Shamrock Rovers .
Në raundin e katërt të garave evropiane Shkëndija do të prezantohet në play off-in Europa Ligës, ndërsa Drita e Gjilanit dhe Dinamo e Tiranës përfaqësohen në play off të Konferencë Liga.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

