Connect with us

Sport

SVJONTEK  DHE ALCARAZ  FITUES TË MASTERSIT NË SINSINATI

Published

on

Në turneun Masters  të tenisit  Sinsinati  futuese në kategorinë e  femrave  doli  polakja  Iga Svjontek  , ndërsa  në kategorinë e  djemve   fitues  doli  spanjolli Carlos Alcaraz  i  cili fitoi  trofeun  vetë m me 20  minuta lojë pasi Janik Sinner ishte i  lënduar

  Iga Svjontek  aktualisht tenistja më e mirë në  botë   doli  fituese  në turneun  e  1000  Masters të Asociacionit Botërorë të tenisit  Sinsinati  në SHBA. Ajo në  finale  mundi  tenisten italiane Jasmin Paolini  2-0 në sete   7-5 dhe 6-4. Pas  kësaj  finale   të dyja tenistet  i pret  Grand Slami US OPEN

Në kategorinë e meshkujve   fitues  i  turneut Mastersit  në Sinsinati  doli  tensti spanjoll Carlos Alcaraz ,  pasi  në  ndeshjen  finale  kundër  italianit  Janik  S vetëm pas   20 minutave  në  setin e parë  u deshtë që të  tërhiqet  shkaku i  i një problemi shëndetësor . Alcaraz nuk festoi  pasi mori kupën duke thënë:’’Kjo  finale nuk  quhet, më vjen keq’’.

Humbja e këtij turneu  rrezikon  vendin e parë  të renditjes botërore për  tenistin italian , që  duhet  të  fitoj në US Open  për të mbrojtur  pikët e  fituara vitin e kaluar.

Pas  këtij  Masters  turneu , në  radhë  është Grand Slami  US Open që  fillon  nga  data  24  gusht   deri më 7 shtator , ku  do të marrin pjesë  më të mirët e tenisit botërorë si në kategorinë e peshkujve ashtu edhe në at të femrave

Advertisement

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!

Published

on

Në Euroligën e  basketbollit  për  meshkuj  janë zhvilluar  gjashtë  duele  të raundit të të tetë. Panathinaikosi kryeson me 7 fitore e një  disfatë. Real Madridi regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Tre fitore  të vendasve  dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  është  epilogu  u  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë  meshkujve

Në ndeshjen mes dy skuadrave  spanjolle  ekipi  mbretëror i Real Madridit ka  shënuar  fitore të sigurt  në transfertë kundër  ekipit Baskonia  86-104. Reali pas startit katastrofal  ku pati  tre  disfata  të një pasnjëshme  tani me  5  fitore  radhazi  renditet i gjashti në tabelë.

Fitore  në  transfertë  ka regjistruar edhe Barcelona  kundër Bayernit  me rezultatin 88-84  si dhe  Parisi kundër  Dubait   me   shifrat 99-93.

Valencia   në  cilësin e vendasit ka mposhtur  Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir  Milanon 80-75  dhe  Crevena Zvezda  ka mposhtur  Makabi Tel Aviv me  rezultatin 100-78.

Pas  raundit të tetë  kryeson Panathinaikosi me  7  fitore e  1 disfatë e ndjekur  nga  Valencia  dhe Fenerbahçe  që kanë  nga 6 fitore e dy  humbje

Advertisement

Baskonia – Real Madrid                   86 -104

Valencia – Fenerbahce                    86-78

Panathinaikos – Milano                    80 -75

Bayern – Barcelona                          84 – 88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv   100 –78

Advertisement

Dubai – Parisi                                     93 – 99

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Më të lexuarat