Lajme nga vendi
SHKËNDIJA, DINAMO DHE DRITA NË KËRKIM TË ARRITJES HISTORIKE
Shkëndija e Tetovës, Drita e Gjilanit dhe Dinamo City e Tiranës në përballjet e sontme evropiane sonte paritetit të paraqiten denjësisht për të prezantuar futbollin shqiptar dhe për të arritur sukses historik
Tri skuadra shqiptare, Shkëndija, Drita dhe Dinamo City, do të zbresin sonte në fushë për ndeshjet e para të ‘play-off’-it në garat evropiane, me synimin për të shkruar historinë e tyre.
Shkëndija e Tetovës, e cila synon të kalojë për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Skuadra tetovare sonte për herë të katërt garon në fazën e play off-it për kualifikim në grupet e Ligës Europa. Shkëndija sonte në arenën ‘’Todor Proeski{ me fillim në ora 20:00 do të përballet me skuadrën e njohur bullgare, Ludogorets i Razgradit.
Dinamo City e Tiranës, që nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja që eliminoi gjigantin kroat Hajduk Split, sonte nga ora 20:15 në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës është mysafire ekipit Jagiellonia e Byalistokut në Poloni.
Ndërkaq në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra gjilanase e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të përballet me Differdange 03 nga Luksemburgu, me fillim nga ora 20:00. Drita e njeh mirë këtë kundërshtar, pasi e kishte eliminuar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve këtë verë.
Tre skuadrat shqiptare sonte kanë për detyrë që në nivelin më të mirë të mundshëm për prezantohen në futbollin evropian, pasi suksesi i tyre sjell benifite për futbollin në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri së dhe Kosovës.
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

