Lajme nga bota
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten

Një ngjarje e rëndë është në New Hampshire në SHBA ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Emily Long u gjet më pas e vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë
Autopsitë e katër anëtarëve të familjes të qëlluar për vdekje të hënën treguan se ata vdiqën nga duart e Emily Long, 34 vjeç, gruas së të ndjerit Ryan Long, 48 vjeç, dhe nënë e dy fëmijëve të saj, të cilët vdiqën në shtëpinë e tyre në Madbury përpara se Emily Long të kryente vetëvrasje.
Autoritetet kanë dyshime se ajo fillimisht vrau bashkëshortin e saj 48-vjeçar, Ryan Long dhe dy fëmijët e tyre, Parker, 8 vjeç, dhe Ryan, 6 vjeç. Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i tyre i cili po luftonte me kancerin u qëllua disa herë.
Fëmija tjetër trevjeçar i çiftit është i vetmi i mbijetuar dhe brenda shtëpisë. Ai tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet të paqarta. 34-vjeçarja punonte si menaxhere për një rrjet restorantesh dhe postonte shpesh video në mediat sociale duke përshkruar dëshpërimin që përjetoi ndërsa burri i saj përballej me kancerin.
Në një video në TikTok vetëm dy ditë para vrasjes së së hënës, Emily rrëfeu se ishte “shumë e dëshpëruar” ndërsa përpiqej të rivendoste normalitetin në shtëpi, ndërsa shëndeti i burrit të saj përkeqësohej.
“Jam e vendosur të krijoj normalitet. Po luftoja shumë dhe isha vërtet e dëshpëruar dhe thjesht u mbylla në vetvete dhe doja vetëm të isha me fëmijët dhe burrin tim. Megjithatë, po bëj një ndryshim dhe ai fillon sot… Dhe jam e vendosur të dal nga depresioni im dhe ta bëj këtë për familjen time”, tha 34-vjeçarja./liberale.al/
Lajme nga bota
Holanda dyfishon periudhën për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Qeveria holandeze ka prezantuar plane të reja që do të “dyfishojnë periudhën e kërkuar për të marrë shtetësinë” për emigrantët, sipas “TheTelegraph”.
Aktualisht, të huajt mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi në vend, por sipas propozimeve të reja, kjo periudhë do të rritet në 10 vjet “qëndrim të pandërprerë”, dhe personi duhet të konsiderohet “plotësisht i integruar” para se të mund të bëhet qytetar holandez.
“Duke zgjatur periudhën e natyralizimit nga pesë në dhjetë vjet, sigurojmë që njerëzit të kenë një lidhje më të fortë me mbretërinë tonë dhe të jenë me të vërtetë të integruar, duke u mundësuar që të marrin pjesë plotësisht në shoqëri përpara se të bëhen qytetarë holandezë”, tha sekretari i shtetit, Arno Rutte.
Aktualisht, kushdo që dëshiron të marrë shtetësinë holandeze duhet të përmbushë disa kërkesa të tjera. Ata duhet të kalojnë një provim integrimi civil, të jenë në gjendje të lexojnë, shkruajnë dhe flasin holandisht në nivel bazë dhe të nënshkruajnë një deklaratë që pranon se ligjet e Holandës vlejnë për ta.
Këto kushte nuk do të ndryshohen me legjislacionin e ri, i cili fokusohet vetëm tek zgjatja e periudhës së qëndrimit dhe vlerësimi i integrimit. Propozimet ndodhen aktualisht në një periudhë dy mujore konsultimi, gjatë së cilës qytetarët dhe organizatat mund të japin opinionet e tyre.
Megjithatë, ka ende paqartësi nëse ky ligj do arrijë të bëhet lig projektligj”, duke marrë parasysh diskutimet politike dhe situatën aktuale të qeverisë.
Holanda po përgatitet për zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshëm, pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës. Këto zgjedhje mund të ndikojnë në fatin e ligjit për shtetësinë dhe politikën e imigracionit në të ardhmen.
Lajme nga bota
Zjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

Një zjarr masiv shpërtheu më 2 tetor në një rafineri nafte në Kalifornian Jugore, thanë zyrtarët, duke nxitur një reagim të gjerë nga ekipet e emergjencës dhe duke shkaktuar flakë gjigante të dukshme në të gjithë pellgun e Los Angelesit.
Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, konfirmoi se një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në El Segundo, e vendosur rreth 32 km në jugperëndim të qendrës së Los Angelesit. Newsom u informua për incidentin, konfirmoi zyra, raporton “USAToday”, transmeton Klankosova.tv.
“Zyra jonë po koordinohet në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të garantuar sigurinë publike”, tha zyra e guvernatorit në X, duke i këshilluar banorët të dëgjojnë autoritetet lokale.
Objekti i El Segundo, i ndërtuar në vitin 1911, është rafineria më e madhe prodhuese e naftës në Bregun Perëndimor, sipas Chevron. Rafineria përpunon më shumë se 276,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë. /Klankosova.tv
Lajme nga bota
Aeroporti i Mynihut mbyllet për disa orë pas një vale dronësh 3 mijë pasagjerë të bllokuar, pezullohen dhjetëra fluturime

jë alarm i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Mynihut, pasi raportuan dronë të panjohur mbi dhe rreth pistave.
Autoritetet u detyruan të mbyllin aeroportin për disa orë, duke ndikuar në qindra fluturime dhe mijëra pasagjerë, raporton Bild.
Policia Federale Gjermane ka bërë me dije se dronët u panë fillimisht rreth një orë më parë në periferi të aeroportit. Pavarësisht hetimeve të menjëhershme, policia nuk arriti të identifikojë as pajisjet fluturuese dhe as pronarët e tyre.
Si pasojë e incidentit, autoritetet vendosën pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve. 17 fluturime nuk u lejuan të niseshin, ndërsa 15 avionë hyrës u devijuan drejt aeroporteve të tjera si Shtutgarti, Nurembergu, Vjena dhe Frankfurti.
Mbi 3,000 pasagjerë mbetën të bllokuar në ambientet e aeroportit, ku atyre iu ofruan ushqime të lehta, pije dhe shtretër kampingu për të kaluar natën.
Policia Federale konfirmoi se trafiku ajror rifilloi normalisht të premten në mëngjes, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dronëve dhe autorëve.
-
Lajme nga vendi2 months ago
Për një muaj, policia ka shqiptuar 161 sanksione për xhama të errësuar në makina
-
Lajme nga rajoni2 months ago
U nis me jahtin e tij drejt Mykonos, mister zhdukja e biznesmenit turk në Greqi
-
Lajme nga vendi2 months ago
Deshi t’ua blinte veturën Audi, Shkupjani thotë se u mashtruar nga dy tetovarë