Connect with us

Sport

EUROPA LEAGUE: SHKËNDIJA SONTE ZHVILLON NDESHJE HISTORIKE

Published

on

Shkëndija me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë sonte hynë në duelin e kthimit të play off-it të Liga Evropës, përballë kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets. Ndeshja Ludogorets – Shkëndija  në ora   19:30. 

Shkëndija sonte në Razgrad të Bullgarisë luan takimin e kthimit të play off-it të Europa Liga me Ludogoretsin, ndërsa në pritjet të këtij dueli mbrëmë  zhvilloi  seancën  e fundit  stërvitore me çka  mbyllën përgatitjet për ndeshjen e kthimit të play off-it të kundër  kampionit të bullgarisë Ludogorets. Para sencës stërvitorë  në press konferencën  zyrtare  para gazetarëve folën trajneri  Jeton Beqiri  dhe  futbollisti  Liridon  Latifii.

Trajneri Jeton Beqiri  edhe  nj;her; potencoi se Ludogoretsi mbetet favorit, por jo gjithmonë në fushë fiton ekipi favorit

“Patjetër që ekipi i Ludogoretsit është favorit, por futbolli është i bukur, pasi jo gjithmonë në fushë fiton favoriti. Ne shohim çdo natë, ekipe që kualifikohen dhe fitojnë kundërshtarë me buxhete shumë më të mëdha dhe me futbollist shumë më cilësor. Jetojmë në një epok që distancat janë afruar, nuk ka dallime shuëm të mëdhaja ndërmjet skuadrave, pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtarë që është i organizuar jashtëzakonisht mirë, me një përvojë të madhe në Kupat Europës dhe për ne është kënaqësi të përballemi me kundërshtarë të këtij niveli” deklaroi trajneri Jeton Beqir.

Për   formacionin  që  do të zbret  fushë. Trajneri  Beqiri  tha se të  gjithë janë  gatshëm  për njëmbëdhjetëshin  e parë do të vendos  para  fillimit të ndeshjes

Advertisement

 “I gjithë ekipi është i gatshëm. Kemi disa futbollist me probleme të vogla, por do të vendosim për ata futbollist para fillimit të ndeshjes. Normalisht unë besoj se çdo njëri nga futbollistët është i gatshëm që të jep maksimumin. I vetmi futbollist që nuk është me ne dhe që nuk ka të drejtë të luaj është Atdhe Mazari. Të gjithë futbollistët tjerë janë në kombinim dhe vetëm para ndeshjes do të vendosim për 11-shën e parë dhe cilët futbollist tjerë do të na ndihmojnë nga pankina. Por e rëndësishme është se si ekip të jemi shumë të motivuar, çdo futbollist është i rëndësishëm te Shkëndija, veçanërisht kemi treguar se ata që futen nga pankina, në momente të veçanta janë edhe më të rëndësishëm se ata të formacionit të parë” tha Beqiri

 Futbollisti Liridon  Latifi i cili në arenën ‘’Todor Proeski’’në Shkup shënoi euro  gol  nga  goditja e lirë  dhe solli kthesën për përmbysjen e rezultatin  për ndeshjen e sotme u shpreh optimist 

 “Ashtu siç e tha edhe trajneri më herët, favorit do të jetë Ludogoretsi. Por, ne do të bëjmë maksimumin tonë që të arrijmë rezultatin që ne e dëshirojmë. Ne kemi punuar gjatë kësaj jave, për një rezultat pozitiv që shpresojmë ta arrijmë”.deklaroi Liridon Latifi

 Latifi  foli  edhe për goditjet e lira që janë edhe specialitet i tij

“Mendoj se ndërprerjet mund të jetë një nga pikat e tona të forta, pasi ne i kemi ushtruar ato gjatë gjithë kohës në seancat stërvitore. E dimë saktësisht se çfarë do të bëjmë dhe sa i përket goditjes time nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e kaluar, atë e kam ushtruar që nga fëmijëria dhe normal se nuk është asgjë e rastit”. tha futbollisti Latifi

Advertisement

 Ndeshja  Ludogorets – Shkëndija,  luhet sonte me fillim në ora 18:30, ndërsa  drejtësi  do të ndaj zvicerani Simon Schnyder.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat