Connect with us

Lajme nga vendi

Kuvendi do të mbajë seancën e re të 67-të

Published

on

Kuvendi sot do të mbajë seancën e re të 67-të, në rendin e ditës të së cilës janë gjithsej 23 pikë.

Para deputetëve me procedurë të shkurtuar janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për banim, Propozim-ligji për mbështetjen shtetërore për blerjen e shtëpisë së parë për të rinj, Propozim-ligji për vauçer për kujdesin joformal të fëmijëve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për prospektet dhe detyrimet e transparencës për emetuesit e letrave me vlerë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme mbi banka, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Instrumentet Financiare, Propozim-ligji për shkollën e mesme të policisë me procedurë të shkurtuar dhe Propozim-ligji për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë.

Në rend dite të seancës në lexim të parë janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për kooperativa, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për odat ekonomike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për punësimin e personave me invaliditet, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për qasje në ueb-faqet dhe aplikacionet mobile të institucioneve të sektorit publik, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për kundërvajtje, Propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për Hua për financim shtesë të Projektit për avancimin e arsimit fillor, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik dhe Propozim-ligji për kontrollin e emisioneve industriale.

Lajme nga vendi

Studentët në RMV sot në protesta, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe

Published

on

Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.

Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të përfundojë në rrugën “Dimitrije Çupovski” përpara Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.

“SPB Shkup – Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura maksimale që arrijnë 23 gradë, sipas informacionit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Deri në fund të ditës, moti do të mbetet i qëndrueshëm, me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.

Nesër pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura minimale nga 0 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 19 deri në 25 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Më të lexuarat