Connect with us

Lajme nga vendi

“Ata që i plotësojnë kriteret e Kopenhagës dyert e BE-së janë të hapura”, tha Marta Kos

Published

on

Kriteret e Kopenhagës në të kaluarën mundësuan zgjerim shumë të suksesshëm të BE-së dhe procesi i pranimit të anëtarëve të reja duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi to, sepse sundimi i drejtësisë dhe rezistenca demokratike janë kyçe për proces të besueshëm të zgjerimit, porositi sot eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.

“Unioni ynë është i hapur dhe ato dyer do të mbeten të hapura për ata që i plotësojnë plotësisht, në mënyrë të drejtë dhe transparente kriteret e Kopenhagës”, theksoi Kos.

Mes tjerash Eurokomisarja për Zgjerim Marta Kos shtoi se nëse BE-ja dëshiron të bëhet më e fuqishme do të duhet që procesin e zgjerimit ta bazojë në merita dhe në progresin objektiv të arritur nga çdo vend kandidat, me çka pranimi i çdonjërit prej tyre do të varet nga tempoja e zbatimit të reformave, duke theksuar se në rastin e vendit “sapo Qeveria do ta ndryshojë Kushtetutën” do të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit.

Lajme nga vendi

Rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale shkaktuan turbulencë në LSDM-në opozitare

Published

on

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në të cilat LSDM-ja fitoi vetëm gjashtë komuna, kjo shkaktoi turbulenca në parti ku kishte edhe dorëheqje. Pas dorëheqjes së nënkryetares Ana Çupevska, sot edhe kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM-ja dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, paraqiti dorëheqje të parevokueshme.

“Edhe pse kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, pa llogaritje, rezultati është prapë i keq. Po paraqes dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të organizatës komunale. Besoj se është e drejtë dhe e nevojshme që lideri Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqje. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar”, tha Kostadin Acevski – kandidati për kryetar komune në Gjorçe Petrov nga LSDM dhe kryetar i organizatës komunale të partisë.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje njoftoi analizë të plotë dhe ndryshime në udhëheqje. Në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, ku do të miratohen vendimet e reja kadrovike.

“Këto zgjedhje janë tregues i qartë për LSDM-në, sigurisht tregues i qartë për mua si kryetar i partisë, është e qartë se çfarë ndryshime duhet bërë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë personal. Siç e kam njoftuar tashmë, ndryshimet do të pasojnë në ditët në vijim. Do të mbahen seanca të Këshilli Ekzekutiv dhe atij Qendror, në të cilat do t’i shpall ato ndryshime”, shtoi Venko Filipçe– kryetar i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së tha se nuk jep dorëheqje dhe se partia mbetet në proces konsolidimi pas humbjeve zgjedhore. Ai theksoi se rezultatet janë sinjal për mësime dhe ndryshime kurse lufta kundër qeverisë aktuale vazhdon. Filipçe theksoi se sipas rezultateve zgjedhore të listave të këshilltarëve dhe numrit të votave, LSDM ishte partia e dytë në vend dhe e para në bllokun opozitar./Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot shqyrtohen rastet për zgjedhjet lokale

Published

on

Anëtarët e KSHPK-së do të veprojnë mbi rastet zgjedhore, si dhe raste të tjera, dhe do të shqyrtojnë Raportin nga shqyrtimi antikorrupsion i dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të mbajë sot seancën e 24-të.

Në rendin e ditës të seancës, siç është njoftuar nga KSHPK, janë miratimi i vlerësimit të rrezikut të korrupsionit për nevojat e zhvillimit të strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030 dhe metodologjia për zhvillimin e strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030.

Anëtarët e KSHPK-së do të veprojnë mbi rastet zgjedhore, si dhe mbi raste të tjera dhe do të shqyrtojnë Raportin mbi rishikimin antikorrupsion të dispozitave të Kodit Zgjedhor, Kapitulli VI, si dhe Fushatën Zgjedhore me nëntitullin “Përfaqësimi Mediatik” nga Neni 75 deri në Nenin 76-e.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve

Published

on

Në Kuvend janë paraqitur njoftime për ndërprerjen e mandateve të Jane Micevskit, Beti Stamenkovska Trajkovskës dhe Dejan Prodanovskit nga funksioni i deputetit. Këto njoftime vijnë pas zgjedhjes së tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së si kryetarë komunash: Micevski në Komunën Sopishtë, Stamenkovska Trajkovska në Kisella Vodë dhe Prodanovski në Prilep, në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Në seancën e sotme të Kuvendit – të parën pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale – pritet të konfirmohet ndërprerja e mandateve të tyre si deputetë.

Në këtë seancë, para deputetëve pritet të flasë edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.

Në vend të Stamenkovska Trajkovskës dhe Micevskit, në Kuvend pritet të hyjnë kandidatët vijues nga lista e Njësisë Zgjedhore 1, ndërsa në vend të Prodanovskit – kandidati vijues nga Njësia Zgjedhore 4.

Continue Reading

Më të lexuarat