Connect with us

Lajme nga vendi

Ministria e Financave: Pagesat e pagave dhe kompensimeve kryhen rregullisht në përputhje me ligjin, pretendimet e “Të majtës” janë të pabaza

Published

on

Ministria e Financave hedh poshtë kategorikisht dezinformatat e publikuara sot nga “E majta”.
Si çdo proces zgjedhor, po ashtu edhe në fillim të këtij procesi, Ministria e Financave parashtroi njoftim deri te të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë, me ç’rast gjatë shpenzimit të mjeteve buxhetore në periudhën parazgjedhore, duhet t’i marrin parasysh kufizimet në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Ligjit të Buxheteve.

Në njoftimin drejtuar shfrytëzuesve buxhetorë, Ministria e Financave i referohet nenit 8-a, paragrafi 1, alineja 2 të Kodit Zgjedhor:
“Nga dita e miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë, për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe deri në zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sipas rezultateve të zgjedhjeve, si dhe nga dita e miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve e deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, përkatësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupi, nuk mund:

– të kryhen pagesat e pagave, pensioneve, ndihmës sociale dhe pagesat e tjera, si dhe kompensimet nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transfertat dhe pagesat njëvjeçare ose transfertat e njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike, as të tjetërsohet kapitali shtetëror dhe as të nënshkruhen marrëveshje kolektive”.

Theksojmë qartë: Ministria e Financave nuk ka refuzuar asnjë urdhërpages për pagesën e asnjë lloj detyrimi ndaj të punësuarve në përputhje me ligjin. Përkatësisht, në përputhje me Ligjin e Buxheteve dhe Kodin Zgjedhor, kryhen rregullisht pagesat e pagave, shtesat dhe kompensimet e pagave që lidhen me punën në ditët e festave, punën e natës, punën gjatë ditëve të diela, punën jashtë orarit të punës, si dhe të drejtën e kompensimit të pagës për vdekjen e ndonjë anëtari të familjes, punën në terren etj.

Prandaj, të gjitha pretendimet e së “Majtës” janë të pabaza, keqdashëse dhe kanë vetëm një qëllim – të përhapin panik dhe të manipulojnë publikun.
I rekomandojmë të “Majtës” në vend që të merren me konfuzione, një herë e përgjithmon ta lexojnë Kodin Zgjedhor dhe Ligjin e Buxheteve dhe të informohen se si funksionon aparati shtetëror.

Advertisement

Ministria e Financave do të vazhdojë të zbatojë me konsistencë dispozitat ligjore dhe njëkohësisht do të garantojë që të mbrohen gjitha të drejtat e të punësuarve.

Lajme nga vendi

MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).

“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar

Published

on

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar

Published

on

Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.

Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.

„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.

Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.

Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.

Advertisement

„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.

Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat