Lajme nga vendi
Rregulla të reja nga 12 tetori për udhëtim në BE: Qytetarët në RMV do të informohen në kohë nga MPB
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do t’i informojë në kohë qytetarët rreth rregullave të reja për udhëtimin në Bashkimin Evropian, të cilat do të hyjnë në fuqi më 12 tetor 2025. Qëllimi është të shmangen vonesat në pikat kufitare dhe të mundësohet lëvizja e qetë e pasagjerëve, transmeton Portalb.mk.
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike (BSP), Aleksandar Janev, thotë se MPB është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e saj evropianë. Sipas njoftimeve fillestare, qytetarët do të duhet të plotësojnë aplikime online si pjesë e rregullores së re.
“Po diskutojmë çdo ditë se si ta bëjmë të gjithë këtë më të lehtë dhe më të arritshme për qytetarët tanë. Pajtohem, problemi më i madh mund të jenë pikat kufitare me fqinjët tanë që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj, është detyrimi ynë t’i informojmë plotësisht qytetarët rreth aplikimeve që duhet të dorëzojnë”, tha Janev në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.
Ai shtoi se aplikimi online do të zgjasë pak dhe do të jetë i vlefshëm për dy vjet.
Janev theksoi se Ministria e Brendshme do të ndajë informacion zyrtar sapo ta marrë nga BE-ja.
“Kjo rregullore është nga BE-ja dhe ne jemi të detyruar ta respektojmë atë”, tha Janev.
Masat e reja janë pjesë e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) dhe do të fillojnë zbatimin më 12 tetor të këtij viti.
Sipas informacionit të publikuar në ueb-faqen Bashkimit Evropian, sistemi do të futet gradualisht gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe pritet të jetë plotësisht funksional nga 10 prilli i vitit të ardhshëm. Ndërkohë, 29 vendet evropiane do të futin elementët e ndryshëm të sistemit në faza, duke përfshirë sistemet për mbledhjen e të dhënave biometrike, siç janë fotot e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve. Kjo do të thotë që në disa pika kufitare, mbledhja e të dhënave biometrike mund të mos fillojë menjëherë dhe pasagjerët që kalojnë atje nuk do të futen menjëherë në sistem. Vulosja në pasaporta do të vazhdojë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

