Connect with us

Sport

LIGA E  PARË: SHKËNDIJA-BASHKIMI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË PESTË

Published

on

Nesër  në  kuadër  të  xhiros së pestë  në Ligën e parë  të futbollit vendor  në program janë  dy  përballje Shkëndija – Bashkimi  që  fillin në  ora  15:30  dhe  Vardari – Makedonija Gj.P  që  fillin në ora  19:00. Katër  ndeshjet  tjera  të xhiros së pestë zhvillohen të shtunën dhe të dielën

 Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet me ndeshjen  derbi Shkëndija – Bashkimi, që do të zhvillohet nesër me fillim në ora  15:30 në stadiumin e qytetit  në Tetovës, Dy ekipet  aktualisht  gjenden  në  pjesën e epërme  të  tabelës  ku  shkëndija  ka 2  fitore, një barazim  dhe  një ndeshje të  anuluar, ndërsa  Bashkimi  gjithashtu  ka  grumbulluar 7 pikë me  2  fitore  1 barazim  dhe një  humbje.  Interesimi  për  këtë ndeshje  është e  madhe  ku  dihet  se   në  tribunat  e stadiumit krahas tifozëve vendas me në  krye  tifo  grupin Ballistët, pritet të jenë edhe  tifo grupi ‘’Ilirët‘’ nga Kumanova. Sulmuesi Fiton Ademi   thotë se qëllimi i  ekipit tetovar mbeten tre pikët

 ‘’Bashkimi rikthehet pas 17 vitesh në Tetovë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, por qëllimi jonë janë vetëm tre pikë dhe shpresoj të ia arrijmë”  deklaroi  futbollisti Fiton Ademi 

Futbollisti Fitona Ademi për ndeshjen e nesërme ka edhe apel drejtuar tifozëve.

Bëj apel për publikun që të vijnë në numër sa më të madh dhe të na mbështetin dhe ne ti gëzojmë me tre pikët në fushën e lojës

Advertisement

Bashkimi pas plot 17 viteve si pjesë e elitës së futbollit udhëton drejt Tetovës për t’u përballur me kampionin në fuqi të Maqedonisë   ekipin e Shkëndijës  që është një sfidë e madhe në një ambient sfidues, ku do të luftohet për çdo top, për çdo centimetër fushe. Futbollisti tetovar i  ekipit të bashkimit pret një derbi të zjart edhe pse e dinë që ekipi kuqezi është favorite

  ‘’Pas asaj humbjes me Strugën jemi përgatit edhe psiqikisht edhe taktikisht edhe  jemi  duke  punua dita  ditës  për derbin në Tetovë. E dimë çfarë ekipi  është Shkëndija , ekip favorite, por  pavarësisht asaj ne jemi përgatitur maksimalisht si ekip  dhe individualisht. Një derbi i madh shqiptar por prapë se prapë besojmë se ne do shkojmë për rezultat pozitiv në Tetovë’’  deklaroi Ardit  Demiri

 Po  nesër  me  fillim në ora  19:00,  në arenën ‘’Todor Proeski{‘’ në Shkup  do të  zhvillohet   ndeshja e dy  skuadrave  shkupjane  Vardari – Makedonija Gj.P.  Të shtunë në ora 15:30 takohen  Sileksi –Rabotniçki  dhe AP Brera – Shkupi, ndërsa të  dielën në ora  15:30  takohen  Pelisteri – Arsimi dhe Struga Trim Lum – Tikveshi.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

EUROBASKET 2025: NESËR NË RIGA ZHVILLOHEN NDESHJET GJYSMËFINALE

Published

on

Nesër në Riga të Letonisë zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale  të Kampionatit Evropian  të Basketbollit për meshkuj, ku  do të përballen  Greqia – Turqia  dhe  Gjermania – Finlanda

 Pas ndeshjeve  të çerekfinales që u zhvilluan mbrëmë janë mësuar dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Kampionatit Evropian të Basketbollit  për meshkuj  që po zhvillohet  në  Riga  të Letonisë . Në gjysmë finale   të  Eurobasketit 2025, do të përballen dy skuadrat e  Ballkanit, Greqia  kundër  Turqisë, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Gjermania  dhe Finlanda

Në ndeshjet  çerekfinale, Greqia fitoi  ndaj Lituanisë me rezultatin 87-76, ndërsa  Turqia  mundi  Poloninë me rezultatin  91-77. Në  ndeshjet  tjera  çerekfinale Gjermania  mundi Slloveninë 99-91, ndërsa  Finlanda  triumfoi  ndaj  Gjeorgjisë me rezultatin 93-79.

 Kampionati evropian që mbahet në  Riga të Letonisë deri më tani ka  dhuruar  shumë  surpriza,  ndërsa Gjermania dhe  Greqia   konsiderohen foavrite  për të siguruar finalen e Evropianit. Ndeshjet  gjysmëfinale luhen  të premten  sipas  këtij orari Gjermani – Finlandë në ora 16:00, ndërsa Greqi – Turqi  fillojnë në orën 20:00. Të  dyja  ndeshjet  gjysmëfinale  zhvillohen në Xiaomi Arēna në Riga.

 

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

FITORE E SHQIPËRISË QË JEP SHPRESË PËR KUALIFIKIM NË BOTËRORË

Published

on

Mbrëmë në  studimin Kombëtar në Tiranë  kombëtarja  Shqiptare  mundi Letoninë 1-0 në kuadër të xhiros së pestë të grupit K për kualifikim në Botërorin 2026.  Angila  në Beograd  demoloi Serbinë 5-0.

 Kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, në ndeshjen e xhiros së pestë në grupin K, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe siguruan tri pikë të rëndësishme falë golit të Kristjan Asllanit.

Kombëtarja shqiptare ia e nisi vrullshëm takimin dhe që në minutat e para kërkoi golin. Në minutën e 9-të Hysaj krosoi nga e djathta, por tentativa me kokë e Laçit përfundoi jashtë. Në të 19-ën provoi Broja me një top të rrezikshëm në zonë.

Në minutën e 23-të, pas një aksioni të bukur mes Bajramit dhe Laçit, Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh.

Kuqezinjtë vijuan të rrezikonin dhe në të 30-ën Manaj ishte pranë golit të dytë, por goditja e tij kaloi ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Advertisement

Në fillim të fraksionit të dytë, Laçi provoi pas një harkimi të mirë të Hysajt, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë.

Një rast i artë u regjistrua në minutën e 56-të, kur kapiteni Gjimshiti nuk arriti të shënonte përballë portierit. Në të 67-ën ishte Bajrami që rrezikoi me një goditje të fortë, por u ndal nga portieri i Letonisë.

Në fund, Shqipëria arriti të mbante avantazhin dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 1-0. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë të Grupit K me 8 pikë. Ndeshja e radhës kualifikuese do të luhet ndaj Serbisë më 11 tetor.

Kështu Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, falë edhe fitores 0-5 të Anglisë ndaj Serbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”. Tabelën e  grupit K  e kryeson  Anglia  me 15 pikë maksimale e ndjekur  nga  Shqipëria  që ka  8  dhe  Serbia me  7  pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: SEZONI I RI I EUROLIGËS FILLON MË 30 SHTATOR

Published

on

Euro liga e basketbollit sezoni i ri 2025/2026  do  të filloj  me 30  shtator 2025 me ndeshjet e raundit  të parë, ndërsa  pjesa e rregull përfundon më 17 prill 2026. Në  sezonin e ri në Euroligën e basketbollit do të garojnë 20 ekipe me  formatin  e ri.

 Euroliga e basketbollit në  krahasim nga  sezoni i kaluar kësaj radhe  liga numëron  20  ekipe që do të  thotë  se  do të   luhet me  sistemin vjeshtë pranverë  me  gjithsejtë 38 ndeshje . Sipas  sistemit të  ri të garave  gjashtë skuadrat e para  kualifikohen  direkt  në  fazën e play off-it , ndërsa ekipet e renditura nga vendi i shtatë deri në të dhjetën avancojnë në Play-In Showdown. Ndeshjet e Play-In Showdown do të zhvillohet të martën, 21 prill, dhe të premten, 24 prill. Ekipet e vendit të shtatë dhe të tetë nga sezoni i rregullt do të përballen në një ndeshje të vetme për të siguruar një vend në çerekfinalet më të mira nga pesë kundër ekipit të renditur të dytë të sezonit të rregullt. Ekipet e vendit të nëntë dhe të dhjetë do të luajnë një ndeshje të vetme, humbësi i së cilës do të eliminohet. Fituesi i asaj ndeshjeje do të sfidojë ekipin tjetër humbës të Play-In Showdown – qoftë ekipin e vendit të shtatë ose të tetë – për të vendosur vendin përfundimtar të play off-it për një seri më të mirë nga pesë kundër ekipit të renditur më të lartë të sezonit të rregullt..

Final Four i EuroLeague 2026 do të zhvillohet në fundjavën e katërt të majit. Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, më 22 maj. Humbësit e gjysmëfinales të së premtes do të takohen të dielën, më 24 maj, në ndeshjen për vendin e tretë, e cila do të pasohet nga fituesit e gjysmëfinales që do të përballen kokë më kokë në ndeshjen e kampionatit për të drejtën për të ngritur trofeun e sezonit 2025-26.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat