Sport
KATËR EKIPE KRYESOJNË TABELËN E LIGËS SË DYTË ME NGA 10 PIKË
Shkëndija e Haraqinës, Bellasica, Kozhufi dhe Bregallnica kryesojnë tabelën e klasifikimit me nga 10 pikë pas katër xhirove të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor .
Pesë fitore të skuadrave vendase dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 40 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të xhiros së IV-të të sezonit vjeshtor në ligën e dytë të futbollit vendor.
Dje në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra e Teteksit regjistroi fitore 2-0 kundër ekipit të Slloga së Vinicës . Autor të golave për ekipin vendas ishin Meriton Saliju dhe Dauta Dauti.
Shkëndija e Harqinës vazhdon rrugëtimin e sukseseve pasi sot në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë mundi ekipin Golemo Konjare me rezultat të thellë 4-0..
Golat për Shkëndijën i shënuan, Alban Shabani, Amir Nuhiju, Kristijan Çurlinov dhe Ljupçe Trpeski. Në ndeshjen e fundit të javës së katër Bellasica mbrëmë mundi Detonit Plaçkovicën me rezultatin 1-0.
Pas javës së 4-të, Shkëndija, Bellasica, Kozhufi dhe Bregallnica kryesojnë tabelën me nga 10 pikë.
Rezultatet e kompletuara të xhiros së katërt: Bregalnicë – Novaci 4-:2, Kozhuf i– Prespë 7-1, Shkëndija (H) – Gorne. Konjari 4-0, Vardar (N) – Kamenica Sasa 1-:8, Osogovo – Skopje 2-:3, Pobeda – Ohri 2-:3, . Teteksi – Slloga Vinicë 2-0 dhe Bellasica – Detonit Plaçkovica 1-0
Sport
BOTËRORIT 2026: FIFA DO T’I DHUROJË KAMPIONËVE UNAZA TË VEÇANTA!
Federata Botërore e futbollit FIFA krahas Kupës për ekipin fitues kësaj radhe ka vendos që futbollistët ekipit kampion të shpërblehen me nga një unazë, praktikë e njëjtë sikurse në NBA ku kampionët e sezonit marrin unazën dhe trofeun siguruar. Ndërkohë që FIFA ka caktuar arbitrin sllovenin Slavko Vinçiq që të drejtoj finalen mes Argjentinës dhe Spanjës
FIFA sjell traditën e NBA-së, fituesit e Botërorit 2026 do të marrin nga një unazë.
Kampioni i Evropës, Spanja do të luajë me kampionin e Amerikës Jugore dhe Botës, Argjentinën në një ndeshje që sheh përballjen e shumëpritur mes dy 10-shave të Barcelonës, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.
Më tutje FIFA ka vendosur që të bëjë diçka ndryshe edhe këtë botëror sikurse të kaluarin.
Në Katar, Messit i ishte dhënë një veshje tradicionale nga ai vend dhe tashmë fituesit e këtij edicioni do të shpërblehen me nga një unazë, praktikë e njëjtë sikurse në NBA ku kampionët e sezonit marrin unazën dhe trofeun.
Kjo do të jetë një koleksion me edicion të kufizuar prej 2,026 unazash, me 30 të rezervuara për fituesit dhe 1,996 në dispozicion të tifozëve në të gjithë botën.
Kujtojmë se finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, do të luhet në “MetLife Stadium” të dielën në orën 21:00 ndërsa Slavko Vinqiq është emëruar nga FIFA për të drejtuar finalen e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “Nju Jork Nju Xhersy”.
Me këtë emërim, 46-vjeçari nga Maribori bëhet arbitri i parë slloven që gjykon një finale të Kupës së Botës dhe i 23-ti në histori që merr këtë përgjegjësi.
Ndeshja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë do të zhvillohetnesër me fillim në ora 23:00
Sport
SLLOVENI VINÇIQ DO TA REFEROJË FINALEN SPANJË – AGJENTINË
Slloveni Sllavko Vinçiç shpërtheu në lot kur mësoi se FIFA i kishte besuar detyrën më të rëndësishme të karrierës së tij – drejtimin e finales së Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës.
Arbitri 46-vjeçar ka tashmë në CV një finale të Ligës së Kampionëve dhe një karrierë të pasur ndërkombëtare, por emërimi për finalen e Botërorit e emocionoi thellë.
Vendimin ia komunikoi Pierluigi Collina, arbitri legjendar italian, të cilin shumë e konsiderojnë si gjyqtarin më të njohur dhe më të respektuar në historinë e futbollit.
Vinçiç njihet si një arbitër që nuk heziton të marrë vendime të vështira. Në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, ai ndau nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq në ndeshjen mes River Plate dhe Monterrey, çka shumë e cilësuan si dëshmi se nuk ka frikë të vendosë drejt edhe në situatat më të tensionuara.
Në Botërorin aktual, ai ka gjykuar ndeshjet Brazil – Marok, Jordani – Algjeri dhe sfidën e fazës së 1/8 së finales mes Meksikës dhe Ekuadorit.
Emri i Vinçiçit u përmend në mediat botërore edhe në vitin 2020, kur u ndalua gjatë një aksioni policor në Bosnje dhe Hercegovinë kundër një grupi kriminal të lidhur me prostitucion dhe drogë.
Ai u lirua shpejt, pasi organet hetimore konstatuan se nuk kishte lidhje me rastin dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë procedurë. Vetë Vinçiç deklaroi atëherë se ishte gjendur “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”
Në finalen e së dielës, asistentë të tij do të jenë bashkëkombësit Tomaž Klançnik dhe Andraž Kovaçiç, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë jordanezi Adam Mahadmeh.
Sport
MESSI – YAMAL: NGA NJË FOTOGRAFI E HARRUAR TE FINALJA E KUPËS SË BOTËS
Lionel Mesi dhe Lamine Jamal do ta ndajnë fushën në finalen e Kupës së Botës, por historia e tyre ka nisur shumë kohë përpara se të bëheshin rivalë. Gati dy dekada më parë, argjentinasi 20-vjeçar mbante në krahë spanjollin pesëmuajsh, pa e ditur se një ditë do të luante pikërisht kundër tij për titullin e kampionit të botës.
Fotografia, e realizuar në vitin 2007 gjatë një aksioni humanitar të Barcelonës, UNICEF-it dhe gazetës katalanase Diario Sport, për një kohë të gjatë mbeti e harruar.
Në atë kohë, Mesi ishte vetëm 20 vjeç dhe konsiderohej një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. Gjatë fotosesionit për një kalendar humanitar, ai pozoi me Lamin Jamalin pesëmuajsh, duke e mbajtur në një vaskë të vogël, ndërsa familja e reprezentuesit të ardhshëm spanjoll pati mundësinë të merrte pjesë në aksion pasi u përzgjodh me short.
Gjithçka ndryshoi gjatë Kampionatit Evropian 2024, kur babai i Jamalit publikoi fotografitë në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Fillimi i dy legjendave.”
Fotografitë u përhapën shpejt në mbarë botën, pasi ndërkohë Jamali ishte shndërruar në një nga futbollistët e rinj më të mirë në botë.
Dy vjet më vonë, kjo histori mori një vazhdim që pak kush mund ta kishte imagjinuar.
Argjentina dhe Spanja siguruan kualifikimin në finalen e Kupës së Botës 2026, ndaj Lionel Mesi dhe Lamine Jamal do të përballen për herë të parë në një ndeshje zyrtare – dhe atë në luftë për titullin e kampionit të botës.
Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, të dy do të luftojnë për titullin e kampionit të botës, ndërsa fotografia që për shumë vite kishte mbetur e harruar është shndërruar në simbol të ndërrimit të brezave dhe të lidhjes së pazakontë mes dy epokave të futbollit botëror.

