Connect with us

Lajme nga vendi

Indeksi i transparencës aktive: Ministria e mbrojtjes dhe Ministria e transformimit digjital ndër më transparentët

Published

on

Transparenca mesatare aktive e ministrive, Qeverisë dhe komunave për vitin 2025 është 80 për qind (nga një maksimum prej 100 për qind), e njëjtë si me vitin e kaluar, tregon rangimi i rregullt vjetor i institucioneve sipas Indeksit të transparencës aktive të publikuar nga Qendra për komunikime qytetare.

Rangimi përfshin 102 institucione, përkatësisht Qeverinë dhe të gjitha ministritë dhe komunat.
Indeksi, madje tregon se transparenca aktive e ministrive dhe Qeverisë është ulur në krahasim me vitin e kaluar dhe është 84 për qind, ndërsa vitin e kaluar ishte 86 për qind dhe se komunat kanë ruajtur të njëjtin nivel të transparencës aktive si vitin e kaluar, pra 79 për qind. Plot 44 për qind e institucioneve të përfshira e kanë përkeqësuar transparencën e tyre aktive (vitin e kaluar kjo ka qenë 19 për qind).

“Ministria e Mbrojtjes, për të pestin vit radhazi ruajti transparencën maksimale aktive prej 100 për qind, ndërsa rezultatin prej 100 për qind sivjet e mori Ministria e sapokrijuar e transformimit digjital. Te komunat, ndryshe nga viti i kaluar kur madje pesë komuna ndanin vendin e parë me 100 për qind transparencë aktive, këtë vit kemi vetëm dy komuna  – Kavadari dhe Kërçova”, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime qytetare.

Midis rajoneve, për të tretin vit radhazi në vendin e parë gjendet Rajoni lindor (me të njëjtën transparencë aktive si vitin e kaluar prej 88 për qind). Në vendin e fundit, me transparencë aktive të reduktuar krahasuar me vitin e kaluar është Rajoni i Pollogut (me 71 për qind transparencë aktive e cila vitin e kaluar ishte 73 për qind).

Më pak informacione, si ministritë ashtu edhe komunat publikojnë për financat (ministritë 58 për qind dhe komunat 59 për qind nga 100 përqindtë e mundshme).

Advertisement

Një ngecje të madhe ka në përgjigjet ndaj kërkesave për qasje të lirë në informacionet me karakter publik të cilat u janë dërguar të gjitha institucioneve në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën pyetje, thonë nga Qendra.

Komunat janë përgjigjur në mesatare për 21 ditë (vitin e kaluar për 15 ditë), derisa ministritë u përgjigjën për 23 ditë (vitin e kaluar për 14 ditë). Përndryshe, afati përfundimtar ligjor është 20 ditë.

Vetëm 54 për qind e institucioneve janë përgjigjur brenda afatit maksimal ligjor prej 20 ditësh (vitin e kaluar këtë e kanë bërë 71 për qind e institucioneve).

Lajme nga vendi

“TETOVA OPEN – BILARDO”  FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)

Published

on

Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.

Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.

Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.

Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.

EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo

Advertisement

Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.

Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.

IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut

BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova

Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Published

on

Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.

Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit

Published

on

Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

Continue Reading

Më të lexuarat