Lajme nga bota
Katari: Shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Netanyahu “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”

Katari u zotua të martën se shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, transmeton Anadolu.
Të martën, Netanyahu tha se sulmi izraelit i javës së kaluar që vrau pesë anëtarë të Hamasit në Doha ishte një “mesazh”, duke pretenduar se sulmi nuk ka dështuar.
“Jemi mësuar që kryeministri izraelit të përpiqet të shmangë dhe të justifikojë dështimet e tij pas çdo pengese që pëson për shkak të politikave të tij të pamatura”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, në një konferencë për media në Doha.
“Gjithashtu duam t’i dërgojmë një mesazh: Shkeljet e ligjit ndërkombëtar nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha ai.
Lidhur me përpjekjet e ndërmjetësimit të Katarit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, Al-Ansari tha se kjo “nuk duket realiste pasi kryeministri izraelit dëshiron të vrasë të gjithë ata që negociojnë me të dhe të bombardojë shtetin ndërmjetës”.
“Katari aktualisht është plotësisht i përqendruar në mbrojtjen e sovranitetit të tij kombëtar, duke iu përgjigjur sulmit të pabesë izraelit kundër tij, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që ai të mos përsëritet dhe duke i kërkuar llogari nga ata që janë përgjegjës”, theksoi Al-Ansari.
“Të gjitha konsideratat e tjera politike tani janë dytësore në dritën e situatës me të cilën po përballemi sot”, shtoi ai.
Katari, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në, ka ndërmjetësuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Izraelit kundër Rripit të Gazës, e cila ka vrarë pothuajse 65 mijë palestinezë që nga tetori i vitit 2023.
Lajme nga bota
Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se sikurse Rusia edhe Izraeli duhet të përjashtohet nga garat sportive ndërkombëtare.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Për fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës Izraeli duhet të trajtohet në mënyrë të ngjashme si Rusia për pushtimin e Ukrainës, tha Sánchez para anëtarëve të Partisë së tij Socialiste.
Sánchez u bëri thirrje organizatave sportive të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.
Lajme nga bota
Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza, konstatoi komisioni hetimor i OKB-së

Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza që nga tetori i vitit 2023, me qëllimin për të shkatërruar palestinezët në territor, raporton The Guardian.
“Ne arritëm në përfundimin se gjenocidi po ndodh në Gaza dhe po vazhdon të ndodhë, dhe përgjegjësia i takon shtetit të Izraelit”, tha për AFP-në, Navi Pillay, kreu i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së mbi situatën e të drejtave në territoret e pushtuara palestineze.
Ministria e jashtme e Izraelit ka hedhur poshtë gjetjet e komisionit hetimor të Kombeve të Bashkuara mbi gjenocidin, duke e denoncuar raportin si “të shtrembëruar dhe të rremë”.
Një zëdhënës akuzoi tre ekspertët e komisionit se në fakt janë “përfaqësues të Hamasit” dhe mbështeten “tërësisht në gënjeshtrat e Hamasit” që “tashmë ishin hedhur poshtë plotësisht”.
Lajme nga bota
“Të lutem eja në Moskë”, Putin fton Zelenskyn në bisedime – premton se do të jetë i sigurt

Vladimir Putin i kërkon Volodymyr Zelenskyt të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të sigurojë sigurinë për udhëheqësin ukrainas.
Duke folur në forumin ekonomik në Vladivostok, udhëheqësi rus ka vazhduar të diskutojë luftën e tij në Ukrainë, shkruan skynews.
Putin tha: “Pala ukrainase e dëshiron këtë takim dhe e ofron këtë takim. Unë thashë jam gati, ju lutem, ejani, ne patjetër do të sigurojmë kushte për punë dhe siguri.”
Udhëheqësi rus pretendon se kjo është një “garanci 100%” dhe thotë se beson që takimi që mbahet në një vend neutral, të palës së tretë, është një “kërkesë e tepërt”.
“Vendi më i mirë për një takim është kryeqyteti i Federatës Ruse… Moska”, tha Putin.
Është një sugjerim që ai e ka bërë vazhdimisht që nga samiti i tij në Alaskë me Donald Trump tre javë më parë, ku presidenti amerikan u përpoq ta bindte atë të takohej me Zelenskyn.
Trump është frustruar nga mungesa e përparimit që atëherë, me Putinin që përpiqet ta portretizojë veten si të hapur ndaj paqes, ndërsa vazhdon të ndjekë luftën.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve