Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: BREGALLNICA NGJITET NË KREUN E TABELËS

Published

on

Dy fitore të  ekipeve  vendase , dy barazime dhe  katër  fitore të skuadrave  mysafire  me  gjithësejt 22 gola të shënuar është epilogu  i  ndeshjeve  të javës së pestë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor

 Lojtarët e Bregalnicës regjistruan një fitore të re në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë, pasi festuan sot në një ndeshje të raundit të 5-të në transfertë në Kamenica SASA me 1-3.

 Në ndeshjen më interesante të ofertës së sotme, Denoti Plaçkovica dhe Shkëndija Haraqinës luajtën pa fitues 0-0. Dueli midis Ohrit dhe Kozufit përfundoi gjithashtu me rezultatin më të papëlqyer, ndërsa Shkupi mposhti Pobedën me 8-1.

 Pas  xhirove të zhvilluara  kryeson Bregallnica  me  13  pikë e ndjekur  nga  Kozhufi dhe Shkëndija e  Haraqinës me nga 11 pikë

 Rezultatet e e xhiros së pestë: Detonit Plaçkovica – Shkëndija  0-0

Advertisement

Skopje – Pobeda   8-1, Golemo Konjari –  Osogova 0-2, Kamenica Sasa – Bregalnica  1-3, Novaci – Teteksi 1-0, Ohri – Kozhufi 0-0, Prespa – Vardari Negotinë 1-2 dhe  Sloga Vinicë – Bellasica 1-2

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

SONTE STARTON SEZONI I RI I LIGËS SË EVROPËS

Published

on

Me  ndeshjet e raundit të parë sonte  startojnë garat  e edicionit 2025/26 të Ligës së Evropës. Ndeshje  kryesore e e  sotme është përballja e edicionit 2025/26 të Ligës së Evropës

 

Sonte zyrtarisht ngrihet perdja e edicionit 2025/26 të Ligës së Evropës, ku do të luhen nëntë ndeshje të para të fazës së ligës, ndërsa të enjten do të zhvillohen edhe nëntë duele të tjera të kësaj xhiroje hapëse.

Pas javës së kaluar që solli emocionet e kthimit të Ligës së Kampionëve, tani vëmendja zhvendoset te kompeticioni i dytë më prestigjioz për klube në kontinent. Ashtu si çdo vit, takimet janë të ndara në dy orare: disa fillojnë nga ora 18:45, ndërsa pjesa tjetër nga 21:00.

Përballjet kryesore të ditës konsiderohen Dinamo Zagreb – Fenerbahçe, Braga – Feyenoord dhe Real Betis – Nottingham Forest, të cilat priten të ofrojnë spektakël futbolli.

Advertisement

Nga ana tjetër, Roma do të përballet në transfertë me Nice, Malmö do të presë Ludogorets, Freiburg sfidon Baselin, Celtic shkon në Beograd përballë Crvena Zvezdës, PAOK-u luan ndaj Maccabi Tel Avivit, ndërsa Midtjylland mat forcat me Sturm Grazin.

Kujtojmë se trofeun e edicionit të kaluar e ngriti Tottenham Hotspur, që në finalen angleze mposhti Manchester Unitedin dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Continue Reading

Sport

BASHKIMI MUNDI 2-1 PELISTERIN NË MANASTIR

Published

on

Me ndeshjen Pelisteri – Bashkimi  u kompletua java e  shtë e  sezonit vjeshtor në Ligën e pare të  futbollit  vedor. Kumanovarët me  13  pikë mbajnë pozitën e pestë në tabelë

 Tre  fitore  të  vendasve  dhe  po  aq të ekipeve  mysafire  me 17 gola të shënuar është epilogu  i javës së VII-të të  sezonit vjeshtor në Ligën e pare të futbollit vendor   q;  u kompletua  sot me  ndeshjen   që zhvillua në Manastir mes Pelisterit  dhe Bashkimit  të Kumanovës që përfundoi   me fitoren e mysafirëve  1-2 .  hero i kësaj  fitore për kumanovarët  është  autori I dy  golave  Haxhiq  në minutën e 5-të dhe  at të  20-të të pjesës së parë të ndeshjes.

 Në pjesën e dytë në minutën e 54-të vendasit  nuk  shfrytëzuan edhe  11 metërshin  që e  huqi kapiteni Ristevski. Megjithatë  golin e nderit  për vendasit në kë   ndeshje e realizoi  Stefan Spirovski në minutën e 66-të për rezultatin përfundimtar 1-2. Pas ndeshjes së sotme  Pelisteri mbetet me  6  pikë, ndërsa ekipi i Bashkimit me 4 fitore , 1 barazim dhe  2 disfata ka  13  pikë pozicionohet e pesta në tabelën e klasifikimit.

 Rezultatet e kompletuara  të xhiros së 7-të :

AP Brera – Arsimi  2-1, Sileksi – Struga trim Lum 1-3, Shkëndija – Tikveshi 1-0, Vardari – Rabotniçki  3-1,Shkupi – Makedonia Gj.P 0-2  dhe  Pelisteri – Bashkimi 1-2, Nesër  në arenën “Todor Proeski” në Shkup, zhvillohet ndeshja e anuluar  nga  java e 4-të  mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

KFF LUBOTENI ME PIKË MAKSIMALE  AS UNITED  PËSON HUMBJEN E PARË

Published

on

Klubi i futbollit të femrave  Luboteni i Tetovës vazhdon rrugëtimin e  sukseseve edhe në sezonin e ri pasi në gjashtë  xhiro të zhvilluara ka po aq fitore. AS United në Shkup pësooi  disfatën e pare.

Kampionati në Ligën e pare të  futbollit  për  femra  është duke  u zhvilluara  sipas orarit të përcaktuar  nga  ana  e  organeve  të FFM-së. Kështu në  javë e  gjashtë të sezonit  vjeshtor . Vajzat e  Luboteni  nuk kanë ndalur  në xhiron e  gjashtë  kanë shënuar  fitore  të thellë në transfertë kundër ekipit Reçica  me rezultatin 5-1 dhe me  pike maksimale  kryesojnë tabelën

Ndeshja derbi e kësaj  jave mes ekipeve Skopje 2014 – AS United ka përfunduar  me  fitoren e vendaseve me  rezultatin minimal  1-0 me golin q; e  ka realizuar  Rabije Dervishi . Kjo ishte  fitorja e pestë për vendaset , ndërsa disfata e parë për AS United.  Fitoren  më të thellë  këtë javë e  ka regjistruar  Istatov 2015 Skopje në transfertë ka mundur  Koçanin  8-0.

Rezultatet e javës së 6-të: Tiverija Brera – Kamenica Sasa 2-1, Koçani – Istatov 2015 Skopje  0.8, Top Gol – Vardari 2023  0-0, Skopje 2014 – AS United 1-0  dhe Reçica – Luboteni 1-5

Pas  gjashtë xhirove  të zhvilluara  tabelën e kryeson Luboteni me  18 pikë, para Skopje 2014 me 15 pikë . ndërsa në pozitën e tretë është AS United  me  13 pikë

Advertisement

Në xhiron e shtatë takohen: Vardari 2023- Skopje 2014, Istatov 2015 Skopje – Top GolKamenica Sasa – Koçani, dhe Luboteni – Tiverija Brera, të gjitha ndeshjet  zhvillohen të dielën,  ndërsa   AS United – Reçica, luhet më 2 tetor

Continue Reading

Më të lexuarat