Connect with us

Sport

OUSMANE DEMBELE FITUES I TROFEUT TOPI I ARTË 2025

Published

on

Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmatí u shpallën futbollistët më të mirë në botë, duke fituar çmimet prestigjioze Topi i Artë 2025.

Ousmane Démbélé është fitues i Topit të Artë 2025. Sulmuesi i PSG-së, i cili la prapa 18-vjeçarin, Lamine Yamal, i cili mbeti i dyti por ai fitoi  përherë të dytë çmimin  e Lojtarit të Ri më të mirë.

Dembele e fitoi tripletën me PSG-në, duke qenë faktor kyç për triumfin e skuadrës parisiene. Francezi shënoi 35 gola dhe dhuroi 14 asistime në të gjitha garat.

Ai e fitoi çmiin si Lojtari i Sezonit në Ligue 1, si dhe Këpucën e Artë në këtë ligë

Dembele është francezi i gjashtë që fiton Topin e Artë pas Kopa, Platinit që është tre herë fitues , Papin, Zidane dhe Benzema. Franca bëhet kështu shteti me më shumë lojtarë të ndryshëm që e kanë fituar këtë çmim, përpara Italisë dhe Gjermanisë  që kanë  nga  pesë trofe  Topi i Artë .

Advertisement

Në konkurrencën e femrave, këtë çmim e ka fituar sulmuesja ekipit të Barcelonës Aitana Bonmati. Për spanjollen, kjo është hera e tretë që e fiton “Topin e Artë”.

Trofeun  për lojtarë të ri e fituan futbollisti Lamine Yamal dhe futbollistja Vicky Lopez. Çmimin Gerd Miler e fituan futbollisti Viktor Gyökeres dhe futbollistja Ewa Pajor . Çmimin Lav Jashine  fituan portieri Gianluigi Donnarumma dhe portierja Hannah Hampton. Çmimin Johan Krojf e fitoi trajneri Luis Enrique dhe trajnerja  Sarina Wiegman.

Klube  më të suksesshme të vitit 2025  u  shpallën PSG  dhe  klubi i  futbollit të femrave  Arsenal

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat