Lajme nga bota
Aeroporti i Mynihut mbyllet për disa orë pas një vale dronësh 3 mijë pasagjerë të bllokuar, pezullohen dhjetëra fluturime

jë alarm i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Mynihut, pasi raportuan dronë të panjohur mbi dhe rreth pistave.
Autoritetet u detyruan të mbyllin aeroportin për disa orë, duke ndikuar në qindra fluturime dhe mijëra pasagjerë, raporton Bild.
Policia Federale Gjermane ka bërë me dije se dronët u panë fillimisht rreth një orë më parë në periferi të aeroportit. Pavarësisht hetimeve të menjëhershme, policia nuk arriti të identifikojë as pajisjet fluturuese dhe as pronarët e tyre.
Si pasojë e incidentit, autoritetet vendosën pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve. 17 fluturime nuk u lejuan të niseshin, ndërsa 15 avionë hyrës u devijuan drejt aeroporteve të tjera si Shtutgarti, Nurembergu, Vjena dhe Frankfurti.
Mbi 3,000 pasagjerë mbetën të bllokuar në ambientet e aeroportit, ku atyre iu ofruan ushqime të lehta, pije dhe shtretër kampingu për të kaluar natën.
Policia Federale konfirmoi se trafiku ajror rifilloi normalisht të premten në mëngjes, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dronëve dhe autorëve.
Lajme nga bota
Tentohet të helmohet Bashar al-Assad, ish-Presidenti i Sirisë përfundon në spital në Moskë

Një përpjekje për atentat ndaj ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad ka ndodhur në Moskë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut ai është shtruar në spital pas një përpjekjeje për ta helmuar.
Ish-presidenti, i cili mori azil politik në Rusi pasi u rrëzua nga pushteti dhjetë muaj më parë, thuhet se ishte shtruar në një spital në periferi të Moskës dhe ka dalë prej aty vetëm ditën e hënë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut citon një ‘burim privat’, i cili pretendon se Assad është helmuar dhe se qëllimi i atentatit ishte të turpëronte qeverinë ruse dhe ta akuzonte atë për bashkëpjesëmarrje në vdekjen e tij.
Raporti thotë se gjendja e Assad është tani e qëndrueshme. Vetëm vëllai i tij, Maher al-Assad, është lejuar ta vizitojë në spital pasi ka ndodhur një operacion i madh sigurie sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Qeveria ruse nuk ka komentuar deri tani mbi këto pretendime. Lajmi për helmimin e Assad vjen në një kohë kur autoritetet e reja në Siri kanë kërkuar ekstradimin e tij, por Rusia deri tani ka refuzuar.
Putini i ka dhënë personalisht azil Assad-it, anëtarëve të familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve të regjimit. 60 vjeçari nuk është parë në publik që nga mbërritja në Rusi dhe besohet se është nën mbrojtje të rreptë nga shërbimet sekrete ruse.
Lajme nga bota
Sulmi me armë në Michigan, katër të vrarë/ Eliminohet pas ngjarjes ekzekutori, çfarë dihet deri më tani

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur dhe zjarrvënie në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në qytetin Grand Blanc, gjatë një shërbese të mbajtur të dielën paradite.
I dyshuari, Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga Burton, Michigan, hyri me makinë në ndërtesën e kishës rreth orës 10:25 të mëngjesit (ora lokale), hapi zjarr me një pushkë sulmi ndaj besimtarëve dhe më pas i vuri flakën ambientit. Ai u vra nga policia vetëm tetë minuta pas sulmit, në parkingun e kishës.
Sipas shefit të policisë së Grand Blanc Township, William Renye, dy nga viktimat humbën jetën nga plagët me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë u gjetën më vonë pa jetë brenda godinës. Hetimet janë ende në vijim, pasi disa persona rezultojnë të zhdukur dhe kisha ka pësuar dëme të mëdha nga zjarri.
Sanford, një ish-pjesëtar i Korpusit të Marinës Amerikane, kishte përdorur benzinë si përshpejtues për të nxitur zjarrin në ambientet e brendshme të kishës, ku ndodheshin qindra besimtarë, përfshirë fëmijë. Policia dhe dëshmitarë okularë kanë theksuar “heroizmin” e disa anëtarëve të komunitetit që strehuan të vegjlit gjatë momentit të panikut.
Hetimi po udhëhiqet nga FBI, që ka angazhuar mbi 100 agjentë për të ndihmuar në mbledhjen e provave, kontrollin e banesës së të dyshuarit dhe analizën e të dhënave të telefonit të tij celular. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë, por autoritetet e kanë klasifikuar incidentin si një “akt dhune të synuar”.
Zëdhënës të Policisë Shtetërore të Michigan-it konfirmuan gjithashtu se po përballen me kërcënime të tjera me bomba në zona të ndryshme, të cilat janë pastruar dhe konsiderohen të sigurta.
Lajme nga bota
Çmimi i arit arrin rekord, tregjet presin ulje të normave të interesit në SHBA

Indekset evropiane dhe amerikane të bursës janë kryesisht në rritje sot, ndërsa çmimi i arit ka kaluar 3.800 dollarë për uncë (1 uncë = 28,3495 gramë), duke arritur një rekord të ri. Kjo është pasojë e dobësimit të dollarit dhe pritjeve në rritje se Rezerva Federale e SHBA-së mund të ulë normat e interesit deri në fund të vitit, raporton Reuters.
Tregjet aktualisht vlerësojnë se mundësia për ulje të normave të interesit në SHBA gjatë muajit tetor është 90 përqind, ndërsa shanset për lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare në dhjetor llogariten rreth 65 përqind.
Sipas të dhënave të 9:30, indeksi DAX i bursës së Frankfurtit u rrit për 0,25 për qind, duke arritur në 23.790,76 pikë; indeksi francez CAC 40 u rrit për 0,15 për qind, në 7.882,03 pikë; britaniku FTSE 100 u rrit për 0,49 për qind, në 9.330,75 pikë, ndërsa indeksi rus MOEX ra për 0,46 për qind, në 2.712,85 pikë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve