Connect with us

Sport

MILEVSKI: NUK KA KUNDËRSHTARË TË LEHTË

Published

on

Kazakistani është rivali i Maqedonisë në ndeshjen e shtatë të kualifikimeve për kualifikim në Kupën e Botës 2026  që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ndeshja do të luhet në arenë “Todor Proeski” në Shkup sonte me fillim në orën 20:45.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Bllagoja Milevski mbrëmë në pres konference zyrtare para ndeshjes së sotme Blagoja Milevski, foli pë  pritshmërit e tij për duein me Kazakistanin ndeshje  cila  pӕ vendin  tone është  historike  pasi  me  fitore  do të vazhdojmë të mbetemi në krye të tabelës në Grupin J, dhe  më pas në ndeshjen vendimtare në transfertë me Uellsin të vulosin me sukses djersën e derdhur në fazën e këtyre kualifikime

Çdo ndeshje është e rëndësishme, çdo ndeshje tjetër është më e rëndësishmja, kështu që Kazakistani është ndeshja më e rëndësishme për ne sepse është e para në menu. Pajtohem që do të jetë e vështirë, rivali tregoi edhe në ndeshjen e parë se është një ekip cilësor. Do të jetë pak e vështirë për ne të analizojmë faktin që kanë një trajner të ri, mendoj se jemi gati t’i përgjigjemi çdo lloj sfide dhe shpresoj se të gjithë do të jemi gati t’i përgjigjemi sfidës së nesërme“, tha seleksionuesi Milevski.

Një nga heronjtë e barazimit me Belgjikën, portieri Stole Dimitrievski, pret mbështetje të madhe nga tribunat dhe siguron se skuadra po mendon vetëm për fitoren.

Qëllimi ynë është i qartë – të dalim në fushë dhe të fitojmë. Pres mbështetje të madhe nga tifozët, shpresoj që ata të jenë në numër sa më të madh në stadium për të na dhënë forcë shtesë. Sigurisht, ka një ndryshim midis Belgjikës dhe Kazakistanit, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Me ndihmën e publikut, besoj se do të arrijmë një rezultat të favorshëm, dhe kjo, sigurisht, është një fitore për ne“, tha Dimitrievski në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme.

Advertisement

Reprezentacioni  mbrëmë në arenën  “Todor Proeski” në në atmosphere positive zhvilloi séance e fundit stervitore para ndeshjes së sontme  që fillon në ora 20:45, ndërsa  drejtësi do të ndaj  arbitri spanjoll Jose Maria Sançez Martinez. Ndërsa në ndeshjen tjetër të Grupit J, në Kardif përballen Uellsi – Belgjika.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

MILEVSKI: KRIJUAM DISA RASTE, POR NUK ARRITËM T’I REALIZONIM

Published

on

Në testin e fundit para ndeshjes  kualifikuese  kundër  Uellsit  më  18  nëntor,  përfaqësuesja e Maqedonisë  së Veriut  mbrëmë barazoi me  Letoninë 0-0,  në   duelin miqësor që u  zhvillua në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup

 Ndeshja miqësore në futboll midis përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut  dhe Letonisë, e zhvilluar mbrëmë në arenën “Todor Proeski” në Shkup,  përfundoi me barazim pa gola. Gjatë 90 minutave lojë të dy ekipet krijuan disa raste për të shënuar, me një dominim të lehtë të ekipit të Letonisë të cilët  më tepër  e posedonin topin, por pa  konkretizime në gola.

Kjo ndeshje miqësore shërbeu si përgatitje për Maqedoninë e Veriut në prag të sfidave të mëdha.

Seleksionuesi Blagoja Milevski pas ndeshjes në press konferencën zyrtare  u shpreh i kënaqur me paraqitjen  e futbollistëve në aspektin taktik

  Gjithçka që vendosëm si qëllim për këtë ndeshje, përveç fitores, u përmbush. Doja të shihja se si do të dukej skuadra në një formacion të ri, me detyra të reja taktike dhe në situata që nuk i kemi punuar më parë. Nga kjo perspektivë, jam vërtet i kënaqur. Më vjen keq që kushtet e lojës nuk ishin më të mira. Shpresoj që së shpejti do të bëhen përpjekje për të luajtur në një fushë më cilësore, në mënyrë që të jemi më efikasë në finalizim. Në ato momente të fundit, në fazën e tretë të sulmit, kur kundërshtari është i vendosur në një bllok të dendur, nevojitet një pasim i saktë finalizues, dhe sot kundër Letonisë nuk e patëm atë. Pavarësisht kësaj, krijuam disa raste, por nuk arritëm t’i realizonim. Urime të dyja ekipeve, si Maqedonisë ashtu edhe Letonisë. Jam i kënaqur, të gjithë lojtarët, pavarësisht nëse janë lojtarë standardë apo vijnë nga stoli, e justifikuan besimin. Kjo më jep besim se mund të mbështetem te secili prej tyre“, tha trajneri Blagoja Milevski.

Advertisement

Më 18 nëntor, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut   në transfertë do të përballet me Uellsin në ndeshjen e fundit të grupit J, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Aktualisht Maqedonia e Veriut renditet në vendin e dytë të Grupit J me 13 pikë, pas Belgjikës me 14 pikë. Në vendin e tretë është Uellsi me 10 pikë, i ndjekur nga Kazakistani me 7 pikë dhe në fund Lihtenshtajni me asnjë pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SHQIPËRIA SIGUROI NJË VEND NË PLAY OFF PËR BOTËRORIN 2026

Published

on

Shqipëria me  një  gol të  Asllanit ka shënuar fitore minimale 1-0 në Andorra, duke siguruar kualifikimin në  play off të Botërorit 2026, kjo falë dhe fitores 2-0 të Anglisë përballë Serbisë.

 Mbrëmja e 13 nëntorit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin për në “play off”-in e Botërorit.. Shqipëria triumfoi minimalisht ndaj Andorrës në transfertë dhe falë humbjes së Serbisë me Anglinë, ka siguruar vendin e dytë në grup. Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Kristjan Asllani në minutën e 67-të. Mesfushori u tregua i saktë në zonë, pas një asisti të marrë nga Uzuni.  Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë me 14 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë. Ndeshja e fundit në grupin K, do të jetë të dielën e 16 nëntorit ndaj Anglisë në Tiranë.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar fitoren 1-0 të arritur përballë Andorrës që siguroi biletën për në play off të Botërorit 2026.

 

Nuk ishte e lehtë. E dinim që ishte një kundërshtar i vështirë. Anglia ka fituar 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Ne po rritemi, po bëjmë mirë, por nuk jemi Gjermania që të fitojmë 6-0”.“Ishte e vështirë, por mbaroi dhe tani po festojmë. Për herë të parë po shkojmë në play off, ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Mungesë loje? Mendoj se duhet të festojmë të gjithë, ndodh për herë të parë një arritje e tillë. Tifozët meritojnë gjithçka, është hera e parë, është shumë bukur. Kemi humbur vetëm kundër Anglisë, nuk është pak”.

Advertisement

Në  ndeshjen  tjetër  të grupit  J. Anglia mundi  Serbinë  2-0. Pas ndeshjeve të mbrëmshme  grupin J e kryeson  Anglia me  21 pikë,  para  Shqipërisë  që ka  14, Serbisë  me 10 , Letonia   5  dhe  Andorra  1 pikë

Shaban Sinani – TV  Koha

Continue Reading

Sport

Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë për misionin e madh

Published

on

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve. Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Atmosfera në kampin kosovar mbetet shumë pozitive dhe e mbushur me besim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës në “Stožice”, e cila mund t’i sigurojë Kosovës vendin në ‘play-off’ dhe ta mbajë në garë për kualifikim direkt.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore. “Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Ndërsa Gallapeni shtoi: “Atmosfera është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë perfekt. Këto dy ndeshje janë jetike për ne, një mundësi historike. Sllovenia është ekip kompakt, edhe atyre u duhen tri pikët, ndaj pres një ndeshje të hapur. Ne do të luftojmë për fitore.”

Advertisement

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore para dite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit.

Continue Reading

Më të lexuarat