Connect with us

Sport

FIFA RENDITJA: SHQIPËRIA E 62-ta, MAQEDONIA E 65-ta, KOSOVA E 84-ta

Published

on

 Spanja kryeson renditjen e FIFA-s para Argjentinës dhe Francës,Maqedonia ka ulje për 2 pozita, ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë ngritje për disa vende.

Barazimi kundër Belgjikës në Gent  dhe ai barazimi  me Kazakistanin në Shkup , ka rezultuar  që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  të  humbë  disa pozicione në renditjen e  FIFA-s  për muajin tetor që zyrtarisht do të publikohet më 23 tetor. Maqedonia e Veriut  tani  do të pozicionohet  në vendin e 65  apo  2 vende  më poshtë në krahasim me renditjen  e  fundit  kur ishin në pozitën e 63-të

Ngritje për  4  vende  ka Kombëtarja shqiptare  e  cili  tani  ngjitet  në pozitën e 62-të. Kjo  ngritje  prej  4  pozitave  është rezultat  i  dy  fitoreve  të  fundit  kundër Serbisë  në transfertë dhe  fitorja  e  fundit  në miqësoren  kundër Jordaninë

Dy fitore me rëndësi për klasifikimin e FIFA-s, i cili do të përcaktojë edhe ndarjen e vazove në shortin e play-off të Botërorit 2026.

Ngrije  për 7  vende  më lartë ka  përfaqësuesja e Kosovës  pas barazimit me Slloveninë dhe  fitoren kundër Suedisë në transfertë, dy ekipe të cilat gjendeshin shumë më lart në renditje. Kosova  në renditjen më të re të FIFA-s do të gjendet në pozitën e 84-të, që shënon një tjetër rekord të ri për “Dardanët”.

Advertisement

 Renditjen  FIFA e  kryeson  Spanja  e  ndjekur nga  Argjentina, Franca, Anglia dhe  Portugalia, ndërsa  në 10-të ekipet  më të mira janë edhe Brazili, Brazili, Holanda , Belgjika , Italia dhe Gjermania

 

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

MILEVSKI: KRIJUAM DISA RASTE, POR NUK ARRITËM T’I REALIZONIM

Published

on

Në testin e fundit para ndeshjes  kualifikuese  kundër  Uellsit  më  18  nëntor,  përfaqësuesja e Maqedonisë  së Veriut  mbrëmë barazoi me  Letoninë 0-0,  në   duelin miqësor që u  zhvillua në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup

 Ndeshja miqësore në futboll midis përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut  dhe Letonisë, e zhvilluar mbrëmë në arenën “Todor Proeski” në Shkup,  përfundoi me barazim pa gola. Gjatë 90 minutave lojë të dy ekipet krijuan disa raste për të shënuar, me një dominim të lehtë të ekipit të Letonisë të cilët  më tepër  e posedonin topin, por pa  konkretizime në gola.

Kjo ndeshje miqësore shërbeu si përgatitje për Maqedoninë e Veriut në prag të sfidave të mëdha.

Seleksionuesi Blagoja Milevski pas ndeshjes në press konferencën zyrtare  u shpreh i kënaqur me paraqitjen  e futbollistëve në aspektin taktik

  Gjithçka që vendosëm si qëllim për këtë ndeshje, përveç fitores, u përmbush. Doja të shihja se si do të dukej skuadra në një formacion të ri, me detyra të reja taktike dhe në situata që nuk i kemi punuar më parë. Nga kjo perspektivë, jam vërtet i kënaqur. Më vjen keq që kushtet e lojës nuk ishin më të mira. Shpresoj që së shpejti do të bëhen përpjekje për të luajtur në një fushë më cilësore, në mënyrë që të jemi më efikasë në finalizim. Në ato momente të fundit, në fazën e tretë të sulmit, kur kundërshtari është i vendosur në një bllok të dendur, nevojitet një pasim i saktë finalizues, dhe sot kundër Letonisë nuk e patëm atë. Pavarësisht kësaj, krijuam disa raste, por nuk arritëm t’i realizonim. Urime të dyja ekipeve, si Maqedonisë ashtu edhe Letonisë. Jam i kënaqur, të gjithë lojtarët, pavarësisht nëse janë lojtarë standardë apo vijnë nga stoli, e justifikuan besimin. Kjo më jep besim se mund të mbështetem te secili prej tyre“, tha trajneri Blagoja Milevski.

Advertisement

Më 18 nëntor, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut   në transfertë do të përballet me Uellsin në ndeshjen e fundit të grupit J, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Aktualisht Maqedonia e Veriut renditet në vendin e dytë të Grupit J me 13 pikë, pas Belgjikës me 14 pikë. Në vendin e tretë është Uellsi me 10 pikë, i ndjekur nga Kazakistani me 7 pikë dhe në fund Lihtenshtajni me asnjë pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SHQIPËRIA SIGUROI NJË VEND NË PLAY OFF PËR BOTËRORIN 2026

Published

on

Shqipëria me  një  gol të  Asllanit ka shënuar fitore minimale 1-0 në Andorra, duke siguruar kualifikimin në  play off të Botërorit 2026, kjo falë dhe fitores 2-0 të Anglisë përballë Serbisë.

 Mbrëmja e 13 nëntorit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin për në “play off”-in e Botërorit.. Shqipëria triumfoi minimalisht ndaj Andorrës në transfertë dhe falë humbjes së Serbisë me Anglinë, ka siguruar vendin e dytë në grup. Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Kristjan Asllani në minutën e 67-të. Mesfushori u tregua i saktë në zonë, pas një asisti të marrë nga Uzuni.  Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë me 14 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë. Ndeshja e fundit në grupin K, do të jetë të dielën e 16 nëntorit ndaj Anglisë në Tiranë.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar fitoren 1-0 të arritur përballë Andorrës që siguroi biletën për në play off të Botërorit 2026.

 

Nuk ishte e lehtë. E dinim që ishte një kundërshtar i vështirë. Anglia ka fituar 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Ne po rritemi, po bëjmë mirë, por nuk jemi Gjermania që të fitojmë 6-0”.“Ishte e vështirë, por mbaroi dhe tani po festojmë. Për herë të parë po shkojmë në play off, ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Mungesë loje? Mendoj se duhet të festojmë të gjithë, ndodh për herë të parë një arritje e tillë. Tifozët meritojnë gjithçka, është hera e parë, është shumë bukur. Kemi humbur vetëm kundër Anglisë, nuk është pak”.

Advertisement

Në  ndeshjen  tjetër  të grupit  J. Anglia mundi  Serbinë  2-0. Pas ndeshjeve të mbrëmshme  grupin J e kryeson  Anglia me  21 pikë,  para  Shqipërisë  që ka  14, Serbisë  me 10 , Letonia   5  dhe  Andorra  1 pikë

Shaban Sinani – TV  Koha

Continue Reading

Sport

Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë për misionin e madh

Published

on

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve. Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Atmosfera në kampin kosovar mbetet shumë pozitive dhe e mbushur me besim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës në “Stožice”, e cila mund t’i sigurojë Kosovës vendin në ‘play-off’ dhe ta mbajë në garë për kualifikim direkt.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore. “Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Ndërsa Gallapeni shtoi: “Atmosfera është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë perfekt. Këto dy ndeshje janë jetike për ne, një mundësi historike. Sllovenia është ekip kompakt, edhe atyre u duhen tri pikët, ndaj pres një ndeshje të hapur. Ne do të luftojmë për fitore.”

Advertisement

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore para dite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit.

Continue Reading

Më të lexuarat