Sport
FIFA RENDITJA: SHQIPËRIA E 62-ta, MAQEDONIA E 65-ta, KOSOVA E 84-ta
Spanja kryeson renditjen e FIFA-s para Argjentinës dhe Francës,Maqedonia ka ulje për 2 pozita, ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë ngritje për disa vende.
Barazimi kundër Belgjikës në Gent dhe ai barazimi me Kazakistanin në Shkup , ka rezultuar që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të humbë disa pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor që zyrtarisht do të publikohet më 23 tetor. Maqedonia e Veriut tani do të pozicionohet në vendin e 65 apo 2 vende më poshtë në krahasim me renditjen e fundit kur ishin në pozitën e 63-të
Ngritje për 4 vende ka Kombëtarja shqiptare e cili tani ngjitet në pozitën e 62-të. Kjo ngritje prej 4 pozitave është rezultat i dy fitoreve të fundit kundër Serbisë në transfertë dhe fitorja e fundit në miqësoren kundër Jordaninë
Dy fitore me rëndësi për klasifikimin e FIFA-s, i cili do të përcaktojë edhe ndarjen e vazove në shortin e play-off të Botërorit 2026.
Ngrije për 7 vende më lartë ka përfaqësuesja e Kosovës pas barazimit me Slloveninë dhe fitoren kundër Suedisë në transfertë, dy ekipe të cilat gjendeshin shumë më lart në renditje. Kosova në renditjen më të re të FIFA-s do të gjendet në pozitën e 84-të, që shënon një tjetër rekord të ri për “Dardanët”.
Renditjen FIFA e kryeson Spanja e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia dhe Portugalia, ndërsa në 10-të ekipet më të mira janë edhe Brazili, Brazili, Holanda , Belgjika , Italia dhe Gjermania
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
SALAH MBËRRIN NË TRABZON – TURQIA “DIGJET” NGA EMOCIONET!
Transferimi i bujshëm i Mohamed Salah te Trabzonspor vazhdon të jetë tema kryesore në Turqi, ndërsa një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.
Mohamed Salah ka përjetuar një pritje spektakolare në aventurën e tij të re te Trabzonspori.
Pas prezantimit zyrtar me fanellën me numrin 61, një zgjedhje simbolike në shenjë respekti për tifozët e klubit turk, mijëra mbështetës u mblodhën në stadium për të përshëndetur yllin egjiptian.
Numri 61 ka një domethënie të veçantë për Trabzonin, pasi ishte kodi i vjetër i provincës dhe shenja dalluese e targave të qytetit. Me kalimin e viteve ai është kthyer në një simbol identiteti dhe besëtytnie për tifozët e Trabzonsporit.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit mbeti i mahnitur nga atmosfera e krijuar në stadium. Salah filmoi gjithçka me telefonin e tij, duke mos e fshehur emocionin për pritjen e jashtëzakonshme që iu rezervua nga tifozët.
Por përveç entuziazmit të tifozëve, Salah pritet të përfitojë edhe financiarisht nga transferimi.
Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon, plus bonuse, si edhe një bonus prej 7 milionë eurosh në momentin e firmës.
Marrëveshja përfshin edhe një klauzolë të veçantë për të drejtat e imazhit.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Mohamed Salah do të përfitojë 20% të të ardhurave nga shitja e fanellave dhe produkteve të tjera zyrtare që mbajnë emrin e tij, një detaj që mund ta bëjë transferimin edhe më fitimprurës për sulmuesin egjiptian.
Sport
SHKËNDIJA ME REZULTAT AKTIV PËR REVANSHIN NË SHKUP
Shkëndija e nga Edinburgu kthehet me disfataë minimale 2-1 nga Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga. Ndeshja kthyese zhvillohet në Shkup më 13 gusht me fillim në ora 20:00
Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra skoceze Hibernian, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Konferencë Liga që u zhvillua në Edinburg.
Spektakli ishte rezervuar për 20 minutat e fundit të kohës së rregullt.
Fillimisht kaloi Hibernian në avantazh në minutën e 73-të. Vetëm tre minuta më vonë barazoi Shkëndija me Gjorgjievskin pas një asistimi të kapitenit Arbin Zejnullai.
Golin e fitores vendasit e shënuan aksidentalisht në minutën e 90-të me autor O’Hora. Përkundër kësaj humbjeje minimale, fati i kualifikimit mbetet tërësisht i hapur për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e ardhshme në Shkup.
Ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar që është fizikisht i mirë. Unë mendoj që me atë që dhanë dy ekipet në fushë sot, mund të ishte rezultati i drejtë, por që mënyra se si erdhi, me një goditje standarde në fund, na vjen keq sepse mund të evitohej. Por që ka ndeshje kthimi, është ndeshje me eliminim, patjetër që do të tentojmë që të marrim maksimumin në Shkup. Unë mendoj që çunat dhanë maksimumin. Kishim problematika në fazën e mbrojtjes në pjesën e parë, që mendoj që pjesën e dytë i evituam për vetë faktin që në krahun e majtë nuk ishte roli natyral i Zejnullait, por që ai sakrifikoi për ekipin. Por që në atë fazën e mbrojtjes në 30 metrat e fundit, nuk ishte si plan që ne të zbresim poshtë, pavarësisht se kundërshtari ndonjëherë të vë në vështirësi që të zbresësh, unë mendoj që këtë problematikë pjesën e dytë e rregulluam pak. Dhe me një vëmendje tjetër ose me një vëmendje të shtuar, mendoj që mund të dilnim të pamposhtur këtu. Por që me atë që dhanë në fushë ekipet, mund të jetë rezultati i drejtë, por vetë fakti se si erdhi është mërzitje me të vërtetë për ekipin tonë” deklaroi trajneri Artim Pollozhani
Pas kthimit nga Skocia ekipi kuqezi menjëherë vazhdon punën, pasi që të dielën në Shkup zhvillohet derbi i sezonit Vardari – Shkëndija.
Ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues Shkëndija – Hibernian, do të zhvillohet me 13 gusht me fillim në ora 20:00 në Shkup.
SHABAN SINABNI – TV KOHA
Sport
FUTBOLL: ARSIMI DHE BASHKIMI TË GATSHËM PËR SFIDAT E NESËRME
Java e dytë e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon nesër me dy ndeshje ajo në Shtip mes Bregallnicës dhe Arsimit si dhe ndeshje në Kumanovë mes Bashkimit dhe Tikveshit
Arsimi i Çeganit pas disfatës së thellë në ndeshjen e xhiros së parë kundër Tikveshit në Kavadar, nesër sërish është mysafire kësaj radhe kundër në Shtip kundër Bregallnicës.
Skuadra e Çegranit pauzën dy javore e ka shfrytëzuar maksimalisht që sa më e përgatitur të paraqitet për sfidën nesërme pasi si duket disfata në Kavadar do tu shërbej si përvojë për ndeshjet e ardhshme sidomos për sfidën e nesërme në Shtip.
SUBI MUSTAFA – ‘’ Pauza dhjetë ditore që ishte na ka bërë mirë si ekip jemi kthyer shumë më mirë psiqikisht , teknikisht dhe faktikisht gjithashtu dhe shpresojmë tani me Bregallnicën e kemi përgatitur ekipin maksimalisht. Gjithashtu të gjithë jemi psiqikisht shumë mirë dhe shpresoj që të kthehemi nga Shtipi me një rezultat pozitiv në duart tona ‘’ deklaroi futbollisti Subi Mustafa.
Skuadra e Bashkimit me prirjet e reja dhe me përkrahjen e tifozëve të vetë nesër do të mundohet maksimalisht që të dëshmon se po konsolidohet si një skuadër e denjë dhe konkurruese .
Trajneri Gajur Rexhepi me siguri në fushë do të nxjerr formacion me futbollistët më të përgatitur për të bërë ballë ekipit nga Kavadari
Ndeshja Bashkimi – Tikveshi fillon në ora 17:00, ndërsa Bregallnica – Arsimi në ora 19:00.

