Sport
NBA: PHILADELPHIA KRYESON KONFERENCËN E LINDJES
Kampionati amerikan i basketbollit ka vazhduar edhe sot me pesë ndeshje të zhvilluara, ku vendasit dolën fitues në katër përballje ndërsa kampioni në fuqi Oklahoma shënoi fitore në transfertë
Kampionati marrkan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me pesë ndeshje shumë interesante. Kampioni në fuqi klubi i basketbollit Oklahoma sot ka regjistruar edhe fitoren e pestë sezonale, kësaj radhe para tifozëve vendas ka mundur Sakramenton me rezultatin 107-101. Lojtari i ndeshjes ishte Aleksandër Shai i cili ka realizuar 31 pikë,
Fitore të rëndësishme sot ka regjistruar edhe ekipi Golden State në përballjen me ekipin e Lakers me rezultatin e sigurt 98-79. Te skuadra fituese më efikas ishin Butler me 21 pikë dhe Curry me 19. Miami ka regjistruar fitore të thellë 144-117 kundër ekipit Sharlotte. Në Konferencën e Lindjes skuadra e Filadelfias e cila edhe kryeson tabelën sot mposhti Washingtonin në transfertë me rezultatin 139-135. Më efikas ishte Tyrese Mksey me 30 pikë e 10 asiste. Milwauke mundi Nju Jorkun me rezultatin 121-111. Më efikas si gjithmonë ishte greku Antetekounpo me 37 pikë, 8 kërcime e 7 asiste.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
“SHPËRTHEN” KF BASHKIMI – MBI 10 PRURJE TË REJA PËR 24 ORË!
Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova, me angazhimin e disa futbollistëve brenda 24 orëve, paralajmëron rikthim të fuqishëm në vazhdim të sezonit të ri në Ligën e Parë.
“Qetësi para furtunës”. Mbase në këtë mënyrë mund të definohet afati kalimtar I KF Bashkimit nga Kumanova.
Pas një letargjie verore kumanovarët brenda 24 orëve shpërthyen me disa përforcime, gjë që ka gëzuar tejmase opinionin futbolldashës në Kumanovë dhe jo vetëm.
KF Bashkimi në faqen zyrtare në Facebook, deri tani ka prezantuar mbi 10 futbollisë duke zyrtarizuar transferimet e Mal Jonuzit, Claudio Martinez, Xhulian Kapllanaj, Gabriel Tenlep, Andri Stafa, Anonio Maimona, Fauzi Yahaya, Bilal Iseni, Teodor Mirçevski dhe Andrey Ljubevski.
Por, jo vetëm kaq!
Nga KF Bashkimi thonë se kjo është vetëm goditja e parë dhe ende nuk ka përfunduar asgjë pasi kumanovarët janë duke ndërtuar një skuadër që premton shumë.
Kujtojmë se klubi i futbollit Bashkimi shkaku i problemeve të natyrave të ndryshme me përgatitje filloi vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit të ri me trajnerin tetovar Gajur Rexhepi i cili në ndeshjen e parë kampionate kundër Sileksit e luajti me me futbollist që kishin mbetur dhe ato nga shkolla e futbollit Bashkimi.
Pritet që të shtunën kundër Tikveshit, KF Bashkimi të del me një formacion krejtësisht tjetër dhe me lojë që premton shumë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA (H) – SILEKSI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË DYTË
Java e Dytë e sezonit 2026/2027 në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Shkëndija e Haraçinës Sileksi që zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00
Kampionati 2026/2027 në Ligën e Parë vazhdon nesër, ku në program është ndeshja hapëse e xhiros së dytë. Në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00 takohen Shkëndijës e Haraçinës dhe Sileksi.
Për ekipin nga Haraçina është kjo ndeshje debutuese para tifozëve vendas si skuadër në Ligën e Parë dhe një mundësi e mirë që të përmirësohen përshtypjet pas disfatës në xhiron e parë 3:0 kundër Struga Trim Lum.
Pas disfatës në javën e parë të kampionatit kundër Struga Trim Lum, ekipi që drejtohet nga trajneri Berat Imeri do të mundohet me angazhimin maksimal dhe me përkrahjen e tifozëve të tyre të zjarrtë të shënojnë fitoren e parë historike në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Sileksi në xhiron e parë me rezultat të thellë 6-0 mundi ekipin e Bashkimit
Të shtunën me fillim në ora 17:00, në Kumanovë do të zhvillohet ndeshja mes Bashkimit dhe Tikveshit, ndërsa me fillim në ora 19:00 në Shtip do të zhvillohet ndeshja Bregallnica – Arsimi.
Të dielën në program janë dy sfidat e fundit derbi Vardari – Shkëndija dhe Skopje – Struga Trim Lum, të dyja këto sfida fillojnë në orën 17:00.
Sport
SHKËNDIJA SYNON T’I PRISHË FESTËN HIBERNIANIT NË DITËLINDJEN E 151-të!
Shkëndija sonte në Edinburg të Skocisë zhvillon ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues kundër ekipit Hibernian. Ekipi mbrëmë ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore ku ka munguar trajneri Pollozhani për shkak të vonesave me vizën, ndërsa në press konferencën zyrtare u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe sulmuesi Fabrice Tamba.
Edinburgu sonte ka festë. Jo se ekipi nga qytet zhvillon ndeshjen kundër Shkëndisë në suaza të UEFA Conference Leagu, por Hiberniani pikërisht sot kremton ditëlindjen e 151.
Klubi nga Edinburgu është themeluar më 6 Gusht 1875 dhe ndeshja e sontme është një mundësi e mirë që Shkëndija me rezultat pozitiv “t`ia prishë festën” e ditëlindjes klubit skocez.
Shkëndija ka përvojë të mirë me ekipet skoceze. Kujtojmë sezonin 2015/2016 ku në dy përballjet me Aberdinin nuk pësoi humbje, kurse u eliminua falë rezultatit 1:1 në Shkup, pasi ndeshja në Skoci përfundoi 0:0.
Në konferencë zyrtare para ndeshjes u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe futbollisti Fabrice Tamba.
Për shkak të problemit me vizën mungonte Trajneri I parë, Artim Pollozhani. Çështja e vizës është zgjidhur gjatë dtës dhe Pollozhani do ta drejtojë ekipin në Edinburg.
“ Sa i përket kundërshtarit me të cilin ballafaqohemi, do ta cilësoja pak si specifik për shkak të profilit pak më fizik, shkak ky i futbollit britanik. Por të jeni të bindur që do të përgjigjemi, kjo është e para. Dhe e dytë, kërkesat e profesorit, edhe pse nuk është në mesin tonë aktualisht, janë të qarta dhe mbetet vetëm interpretimi ditën e nesërme me bindjen dhe besimin se kthehemi në shtëpi me rezultat pozitiv” deklaroi ndihmës trajner Kushtrim Voka
Sa i përket formacionit , pos portierit Baboucarr Gaye, kësaj radhe shkaku i dëmtimit do të mungojë Dimovski por pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për këtë sfidë.
“Ekipi është plotësisht i gatshëm. Patjetër që në mesin e grupit ka shqetësime Dimoski, i cili nuk do të jetë për gjendje loje, ndërsa pjesa tjetër është komplet e gatshme. Mos harrojmë, duke iu referuar edhe kundërshtarëve paraprakë, këtë ekip e dallon forca e grupit dhe, siç e ka thënë edhe profesori në konferencat e mëhershme, jo rastësisht ndryshimi i rezultateve është bërë nga zëvendësimet dhe rritja e grupit” – tha ndihmës trajneri Voka
Futbollisti Fabrice Tamba, nga i cili edhe në këtë ndeshje pritet shumë, thotë se përballja me Hibernianin është një sfidë e madhe.
“Kemi ardhur me një motivim shumë të madh dhe sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne të ballafaqohemi me një ekip si ky. Nuk di shumë gjëra për ekipin, por kam dëgjuar shumë për ta, kështu që nuk ishte me të vërtetë ndonjë surprizë kur pashë emrin kur po bëheshim gati t’i përballnim pas ndeshjes së kaluar. Sigurisht që është një sfidë e madhe për ne” deklaroi futbollisti Fabrice Tamba.
Ndeshja Hibernian – Shkëndija, zhvillohet sonte në ora 21:00. Ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

