Sport
NBA: CHICAGO KRYESON NË LINDJE
Kampionati amerikan e basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me 10 ndeshje sezonale ku vendasit ishin më të mirë në gjashtë përballje , ndërsa ato mysafire në katër , Konferenca përkatëse i kryesojnë San Antonio në Perëndim , ndërsa Çikago në Lindje
Gjashtë fitore të vendasve dhe katër e atyre mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve t zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku skuadra favorite nuk kanë lejuar befasi edhe pse në disa ndeshje rezultati ishte shumë i ngushtë siç është rasti me ndeshjen Lakers – Minnesota që ka përfunduar me rezultatin 116-115. Kësaj radhe vendimtar ishte Austin Reaves i cili realizoi 28 pikë e 16 kërcime . Fitore të ngushtë 114-113 ka regjistruar edhe Memfis në përballjen kundër Feniksit. Morant ishte më efikas me 28 pikë. Hjuston ka shënuar fitore të [rëndësishme në transfertë 139-121 kundër Torontos ku Kevin Durant ishte më efikas me 31 pikë, Skuadra e Boston pas një krize të shkurt të rezultateve sot ka shënuar fitore të sigurt kundër Cleveland me rezultat 125-105. Dallasa doli fitues kundër Indianas me rezultatin e ngushtë 107-105i fitues . Denver falë lojës së shkëlqyeshme të Jokiç i cili realizoi ‘’triple double’’ me 21 pikë, 12 kërcime e 10 asiste mundën Nju Orlenas 122-88, ndërsa Çikago mundi Sakramenton me rezultat 126-113,
Konferencë Perëndim e kryeson San Antonio, ndërsa at të Lindjes Çikago me nga katër fitore dhe pa asnjë humbje
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
TETOVA EDHE NË VITIN 2026 PA INFRASTRUKTURË TË ATLETIKËS
Klubet e Atletikës të rajonit të Pollogut si Studenti, Kamjani, Shkëndija , Tetova dhe Luboteni edhe gjatë vitit 2026 nuk mund të shpresojnë në ndërtimin e shtegut të atletikës. Këtë e pohoi vetë Ministri sportit Borko Ristovski
Në rajonin e Tetovës vite me radhë veprojnë pesë klube të atletikës të cilat ndër vite janë duke shënuar rezultate shumë mire dhe punojnë me një numër të madh të talenteve të këtij sporti që në botë njihet si Mbretëresha e sporteve. Klubet e atletikës që tanimë në një traditë të madhe kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në kushte shumë të vështira pasi nuk ka një pistë të atletikës dhe akoma nuk dihet se kur mund të ndërtohet kjo pistë e shumë pritur. Gjatë qëndrimit në Tetovë i pyetur se a ka ndonjë lëvizje lidhur me ndërtimin e një piste të atletikës Ministri I Sportit Borko Ristovski me përgjigje decide se vitin e ardhshëm nuk planifikohet ndërtimi pistës së atletikës në Tetovë
BORKO RISTOVSKI – MINISTËR I SPORTIT
“Në Tetovë nuk planifikojmë vitin e ardhshëm, por mund të bisedojmë pas vitit të ardhshëm. Unë e di që ka mungesë pistave të atletikës por me gjithat duhet të jeni të vetëdijshëm se na si Ministri nuk mund të bëjmë të gjitha menjëherë. Me të vërtet filluam me investime në infrastrukturën sportive nuk e di, por në 10 vitet e fundit të papara. Filluam me rekonstruminin e tre sallave sportive , deri në fund të vitit përfundojnë tenderët edhe për tre të tjera. E ndihmojmë rikonstruimin e stadiumit të Tetovës. Do të ndërtojmë edhe një teren të futbollit në Tetovë, ndërtojmë kësi terrene multifunksionalle, përfunduam me 5-6 pishina të cilat kishin filluar para 4 viteve . Për vitin e ardhshëm planifikojmë tre salla të reja kështu që ky është maksimumin që mund të bëjmë këtë buxhet dhe me këtë kapacitet. Mendoj se unë jam i vetëdijshëm se ka mungesa të infrastrukturës sportive . Dhe pikërisht për këtë fokusi ynë si ish sportist jam i vetëdijshëm se pa infrastrukturë sportive nuk mund të kërkojmë rezultate.” deklaroi Borko Ristovski ministër i sportit
Klubet e tetovare të atletikës të gjitha sukseset e arritura vite me radhë në garat vendore dhe ndërkombëtare i kanë arritur duke punuar në kushte të vështira dhe terrene jo adekuate për atletikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
DEMBELE DHE BONMATI FITUES TË ÇMIMIT “FIFA THE BEST”
Ousnane Dembele në kategorinë e meshkujve dhe Aitana Bonmatí në kategorinë e vajzave janë fituese të Topit të Artë 2025 në ceremoninë që u mbajt në Doha të Katarit. Trajner më i mirë u shpall Luis Enrique
Pasi fitoi Topin e Artë, Ousmane Dembéle fitoi edhe çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë të vitit, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez e pranoi çmimin nga Doha, ku PSG do të përballet me Flamengon në finalen e Kupës Ndërkontinentale. Dembélé la pas Kylian Mbappé dhe talentin e ri Lamine Yamal. Megjithatë, Mbappé mbeti jashtë edhe listës së 11 më të mirëve të vitit, pavarësisht se fitoi “Këpucën e Artë”.
Dembélé luajti një rol vendimtar në triumfin e parë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, kur ata mposhtën Interin 5-0 në finale, dhe shënoi 35 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat, përfshirë 21 në Ligue 1, për të përfunduar si golashënuesi më i mirë. 28-vjeçari, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti në shtator, ishte pjesë e ekipit të PSG-së, i cili gjithashtu i rrëmbeu të gjitha trofetë vendas sezonin e kaluar dhe arriti në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Luis Enrique u shpall trajneri më i mirë i për meshkuj për vitin 2025, pasi udhëhoqi Paris Saint-Germain gjatë një sezoni historik. PSG dominoi gjithashtu në nivel kombëtar, duke fituar Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions.
Mesfushorja spanjolle Aitana Bonmatí është shpallur lojtarja më e mirë për të tretin vit radhazi.
Pavarësisht se Barcelona dhe Spanja humbën përkatësisht në finalet e Ligës së Kampionëve për femra dhe Kampionatit Evropian për femra, Bonmatí fitoi çmimet MVP për të dyja garat.
Trajnerja holandeze e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur trajnerja më e mirë për femra nga FIFA për herë të pestë, duke vendosur një rekord të ri.
Santiago Montiel fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur. Lizbeth Ovalle fiton çmimin “Marta” për golin më të bukur në futbollin e vajzave.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
SHKËNDIJA KUNDËR AEK LARNACA SHPRESON NË SUKSESIN HISTORIK
Shkëndija e Tetovës ka udhëtuar në Qipro me shpresë që të nxjerr rezultat pozitiv që do ti siguronte kualifikim në fazën e play off-it të UEFA Konferencë Liga në mesin e 24 ekipeve . Ndeshja AEK Larnaca – Shkëndija zhvillohet nesë me fillim në ora 21:00.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija nesër në Qipro zhvillon një ndeshje me karakter historik për futbollin e vendit tonë pas me fitore eventuale kundër AEK Larnaca në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të UEFA Konferencë Liga ka rastin të kualifikohet në mesin e 24 ekipeve që do të garojnë në fazën e eliminimit direkt. Fitorja e para një jave e Shkëndijës kundër Slovan Bratisllava javën e kaluar i solli përfitime të shumta jo vetëm për ekipin tetovar por edhe për rejtingun e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pikët e reja të fituara janë pikë që ngjitën Maqedoninë në pozitën 46-të në listën e UEFA-s. Kjo do të thotë se me fitore eventualisht me barazim kundër AEK Larnaca gjasat janë të mëdha për kualifikohen në mesin e 24 ekipeve në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës. Mundësitë që skuadra tetovare të jetë ndër 24 më të mirët në UEFA Konferencë Liga sipas njohësve të mirë të futbollit evropian janë 95%. Ndërkaq Konkurrentët kryesorë të kuqezinjve janë Lincoln, Kups, Breidablik dhe Zrinjski. Shkëndija aktualisht me 7 pikë është në vendin e 21-të në tabelë në mesin e 36 skuadrave në Ligën e Konferencës. Sipas propozicioneve tetë ekipet e para kualifikohen direkt në 1/8 e finaleve , ndërsa ato nga vendi i 9-të deri në at të 24-të kualifikohen në 1/16 e finaleve.
Shkëndija tanimë ka udhëtuar në Qipro dhe sonte në stadiumin AEK Arena në Larnaca zhvillon séancën e fundit zyrtare dhe më pas trajneri Jeton Beqiri do të përcaktohet për njëmbdhjetshin që të enjten me fillim në ora 21:00 do të zbresë në fushë, ku drejtësi do të ndaj arbitri nga Lituania Manfredas Lukjançukas
-
Lajme nga vendi2 months agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoDogana konfiskoi 130 kilogramë mariuhanë

