Connect with us

Lajme nga vendi

Kleksani shkon në listën pozitive, nga fundi i nëntorit do të jetë i disponueshëm në farmaci

Published

on

Nga fundi i muajit të ardhshëm, Kleksani do të mund të merret me recetë, njoftuan nga Fondi për Sigurim Shëndetësor. Përveç Kleksanit, edhe një medikament tjetër kundër mpiksjes së gjakut – Nadoparina, gjithashtu do të përfshihet në listën pozitive. Shuma e pjesëmarrjes për këto barna do të përcaktohet më vonë.

“Këto medikamente deri më tani ishin në listën pozitive B dhe për trajtim në shtëpi qytetarët duheshin të përdornin rimbursim. Deri në fund të nëntorit, këto dy barna do të jenë të disponueshme në farmaci me recetë. Këtu kemi një fitim të dyfishtë: qytetarët, pacientët, nuk do të kenë nevojë të shkojnë te sportelet për të marrë rimbursimin për këto medikamente dhe do të kenë akses më të lehtë tek barnat. Së dyti, ne do të kemi më pak presion pune dhe do të mund të përqendrohemi tek çështje të tjera”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Përveç kësaj, Fondi ka njoftuar se në periudhën e ardhshme do të rishikohen kriteret për sigurimin shëndetësor. Kjo do të thotë se, në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Ministrinë e Brendshme  do të vlerësohen rreziqet e abuzimeve, ndërsa në fokus do të jenë personat që punojnë në ekonomi të zezë ose ata që kanë të ardhura jashtë vendit dhe nuk kanë regjistruar asnjë të ardhur në vend.

“Qëllimi nuk është të hiqet sigurimi shëndetësor, por të vendoset një marrëdhënie e drejtë dhe e barabartë – kujdes shëndetësor falas të ketë për njerëzit që me të vërtetë nuk kanë të ardhura, ndërsa për ata që kanë të ardhura në ekonomi të zezë ose jashtë Maqedonisë të gjendet një mënyrë për të kufizuar hapësirën për këto abuzime”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Aktualisht, në sistemin e Fondit janë të regjistruar 1.845.007 të siguruar./ Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat