Sport
CHAMPIONS: SOT LUHEN 9-TË NDESHJE NË FAZËN LIGËS
Emocionet e fazës së ligës në UEFA Liga e Kampionëve vazhdojnë sonte me 9-të përballje ku veçohen dy super sfida Liverpuli – Real Madrid dhe PSZH – Bayern Munih që fillojnë nga ora 21:00.
Ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të dy gjigantëve evropian, Liverpulit dhe Real Madridit, e cila do të luhet në stadiumin “Anfield” me fillim nga ora 21:00. Në të njëjtin orar do të luhet edhe një tjetër super përballje, ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Bayern Munihut qe do të luhet në “Parc Princes” në Paris
Ndeshja tjera interesante në këtë orar janë edhe ato mes Juventus dhe Sporting Lisbona, Atletico Madrid-Royale Union SG, Tottenham-Copenhagen, Bodo/Glimt-Monaco dhe Olympiacos-PSV Eindhoven.
Dy ndeshjet e vetme që do të luhen nga ora 18:45 janë Napoli – Eintracht Frankfurt dhe Slavia Praga – Arsenali.
Takohen:
Napoli – Eintracht Frankfurt
Slavia Prag – Arsenal
Atletico Madrid – Royale Union SG
Bodo/Glimt – Monaco
Juventus – Sporting
Liverpool – Real Madrid
Olympiakos – PSV
PSG – Bayern M
Tottenham – FC Copenhagen
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
VOLEJBOLL: NESËR LUHET NDESHJA UNIVERSITETI I TETOVËS –LIRIA
Nesër në program janë katër ndeshje të javës së tretë në ligën e parë të volejbollit për meshkuj ndërsa ndeshja Susheva – Shkëndija luhet të enjten
Java e tretë e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve zhvillohet nesër me disa përballje interesante. Derbi lokal zhvillohet në sallën sportive te UT-së në Tetovë me fillim në ora 19:00, ku mejdanin do të ndajnë Universiteti i Tetovës dhe Liria e Zherovjanit. Dy ekipet kanë paralajmëruar se do të japin më të mirën e tyre që të kënaqin publikun dhe të mundohen edhe të arkëtojnë tre pikë.
Ekipi i Shkëndijës e cila në dy xhirot e para ka një disfatë dhe një fitore të enjten me fillim në ora 20:00 është mysafire e ekipit të Sushevës. Trajneri Luma tha se jemi të bindur se nga kjo përballje kthehemi me tre pikë të reja.
Në javën e tret të sezonit vjeshtor takohen: Universiteti i Tetovës – Liria, Strumica – Rabotniçki, Boreci – Skopje, UGD Shtipi – Makedonia Xhio dhe Susheva – Shkëndija.
Sport
FUTBOLL I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 11-TË E SEZONIT VJESHTOR
Kampionatit në Ligën e parë të futbollit për femra vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor. Luboteni takohet me Sasa Kamenica me fillim në ora 12:00
Kampionati në Ligën e parë të futbollit për femra vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor. Lideri në renditjen e tabelës skuadra e Lubotenit nesër në stadiumin te Qendra sportive do të përballet ekipin Sasa Kamenica, ekip e cila në 10 xhirot e kaluara ka regjistruar 6 fitore e 4 humbje, që do të thotë se kjo përballje mund të konsiderohet edhe derbi i kësaj jave . Takime mes Lubotenit dhe Sasa Kamenica zhvillohet nesër me fillim në ora 12:00.
Një ndeshje tjetër interesante nesër zhvillohet edhe në Strugë aty ku do të përballen AS Unitet dhe Istatov 2015 Skopje. Ndeshja në fjalë fillon në orën 14:30. Në ndeshjet e javës së 11-të, që zhvillohen nesër takohen:
Vardari 2023 – Tiverija Brera , AS United – Istatov 2025 Skopje, Luboteni – Kamenica Sasa, Reçica – Koçani dhe Skopje 2014 – Top Gol.
Kujtojmë se tabelën në Ligën e parë për futbollin e femrave e kryeson Luboteni me 28 pikë, para Skopjes 2014 me 27, Tiveria Brera me 21 dhe AS United në pozitën e katërt me 19 pikë
Sport
LIGA E PARË: ARSIMI FITOI TRE PIKË TË RËNDËSISHME KUNDËR BASHKIMIT
Në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të sot në stadiumin e Gostivar dueli mes Arsimit dhe Bashkimit të Kumanovës . Pas 90 minutave lojë mjaftë cilësore dhe efikase epilogu përfundimtar i takimit mbeti 4-2 për skuadrën e Çegranit
Në kuadër të javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor sot në stadiumin e qytetit në Gostivar luajtën Arsimi i Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës . Në një ndeshje tipike kampionate dhe me raste nga të dyja anët, epilogu përfundimtar mbeti 4-2 Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Alban Taipit, në minutën e 36-të. Bashkimi barazoi me golin e Resul Memetit në minutën e 38-të, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë Arsimi kaloi në epërsi 2-1 me golin e Muhedin Dardhishtës . Në pjesën e dytë skuadra vendase vazhdoi dominimin në terren të gjelbër dhe si rezultat i lojës së mirë në minutën e 63-të, Shefit Shefiti shënoi për epërsi 3-1. Arsimi erdhi në epërsi 4-1, me golin e dytë të Shefitit për të cilin ishte goli i 9-të sezonal në faneën e Arsimit. Deri në fund të ndeshjes Bashkimi zbuti rezultatin në 4-2 me golin në minutën e dytë shtesë me golin e Avornyo. Për ekipin e Arsimin ishte kjo fitorja e katërt sezonale pas tre barazimeve dhe 5 disfatave duke grumbulluar 15 pikë. Nesër me fillim në ora 13:30, në program janë përballjet Rabotniçki – Tikveshi dhe Makedonija Gj.P – Struga Trim Lum, të mërkurën në ora 17:00 në Manastir takohen Pelisteri – Vardari ndërsa në ora 13:30 në Strumicë takohen AP Brera – Sileksi. Java e 12-të mbyllet më 15 nëntor me fillim në ora 13:00, me ndeshjen mes Shkupit dhe Shkëndijës .
-
Lajme nga vendi6 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

