Connect with us

Sport

NË DOBROSHT U MBAJTË TURNEU I FUTBOLLIT “JUSUF AZEMI”

Published

on

Në organizim të forumit rinor të fshatit Dobrosht, komuna e Tearcës  të martën dhe të mërkurën u mbajt  turneu i futbollit  në sall  “Turneu Jusuf Azemi” ku morën pjesë 10  ekipe. Fitues  doli  ekipi shkollës së Shemshovës

 Në organizim të forumit rinor të fshatit Dobroshtë,  për dy  ditë me  radhë u mbajt turneu i futbollit në sallë me  moton  “Turneu Jusuf Azemi” ku  morën pjesë ekipe  me  nxënës  nga 10 shkolla   fillore . Në ditë e pare të turneut  garuan nxënsit e klasave të 6-ta dhe të  7-ta, ndërsa në ditën e dytë nxënsit e klasave të 8-ta  dhe 9-ta  . Kryetari forumit  rinor të fshatit Dobroshtë Altin Ajruli për idenë dhe  qëllimin e këtij turneu  për TV Koha  deklaroi

Ideja  është e natyrshme pasi  që rinia e sotme e do  futbollin, e do sidomos  sportin. Është e pashmangshme mos të ketë organizime të tilla sportive “ deklaroi Altin Ajruli

Sa  i  përket  shpërblimeve  për  ekipet  fituese organizatori  ka ndarë  shpërblime simbolike

’Çdo ekip deri në vendin e tretë  kanë çmime simbolike . Ka kupa, medalje, shpërblehet  lojtari më i mirë dhe portieri më i mirë ’’ tha  organizatori Altin Ajruli

Advertisement

 Fitues i këtij turneu doli ekipi me nxënësit e shkollës së Shemshovës, vendi i dytë i takoi  ekipit me nxënësit e shkollës fillor  “Faik Konica” të Dobroshtit , ndërsa vendi I tretë ekipit me nxënësit e shkollës fillore të Sllatinës. Lojtari  më mire turneut u shpall Drin Ademi, ndërsa portier Esma Hajrulli, e cila ishte vajza  e vetme pjesëmarrëse në këtë turnir . Ekipet fituese u shpërblyen me Kupa dhe medalje.

SHABAN SINANI

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat